Akoma po vazhdon takimi në mes të partnerëve të koalicionit qeveritar Isa Mustafës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Albin Kurtit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Kreu i LDK-së Mustafa paraprakisht ka thënë se është takim për kafe me Kurtin.
Kurse, nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani që po e shoqëron Mustafën në takimi sqaroi se takimi ka të bëjë me gjetjen e modalitetit ose pajtimit mes anëtarëve të koalicionit rreth heqjes së tarifës 100 për qind.
Ndërkohë, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka dalë pak minuta më parë një një konferencë për mediat ku ka folur për vendimin e Kurtit për heqjen pjesërisht të taksës ndja Serbisë dhe Bosnjes.
Haradinaj tha se Kurti e ka copëtuar vendin në disa pjesë ndarsa e tha këtë kur ishte duke folur për letrën dërguar nga kryeministri që ftonte palët të binin në një mendje në lidhje me çështjet kombëtare.