“Kur dhe si do të bëhen zgjedhjet në Shqipëri”, ishte tema për të cilën ishte ftuar të fliste në Fax Neës, avokati dhe aktivisti, Altin Goxhaj.
Goxhaj tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme me Bashën kryetar të Partisë demokratike, ndërsa tha ndër të tjera se nga burimet e tij brenda kësaj partie, provohet se mes kreut të opozitës, edi Ramës dhe Alexi Soros ka pasur një takim në muajin Maj në Paris ku është arrituar edhe një marrëveshje.
“Nuk mund të ketë zgjedhjet të parakohshme me Bashën në krye të PD-së, zgjedhje do të ketë kur të largohet ai. Ka pasur një takim të Ramës Bashës dhe Alexi Soros në muajin Mars, ndërsa plani ishte kundër politikës së re Amerikanë në Shqipëri dhe në Rajon, kur në Kosovë sapo ka ardhur”.
Sipas avokatit, i deleguari i Donald Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës ia ka thënë qartë porosity e kreut të Shtëpisë së Bardhë Vuçiçit lidhur me papkrekshmërinë e Kosovës, dhe këtë e argumentoi me sjelljen dhe përgjigjen e Presidentit të Serbisë ndaj gazetarëve.
“Krahu i djathtë i Trump i cili ka krijuar mjaft polemika në Gjermani, dhe takimi i tij në Kosovë dhe Serbi finalizohet me qëndrimin e Vuçiç me gazetarët që bërtet dhe thotë “Çfarë kërkoni nga unë, e kuptoni që Trump nuk na jep asgjë në Kosovë?”. Thashethemi që Trump është pro ndarjes së Kosovës ishte një lajm i rremë i përhapur jo nga Rama por nga Lulzim Basha”.
Duke vijuar takimin që sipas tij ka ndodhur në Parisë Marsin e kaluar mes treshes Rama-Basha-Soros, Goxhaj tha: “Në Paris është zhvilluar një bisedë mes Bashës, Ramës dhe Sorosit ku nga një burim i sigurt brenda PD-së, më është thënë se është vendosur që në fillim të vitit të ardhshëm, konkretisht në Mars, do të bëhen zgjedhje të parakohshme”.
Avokati paralajmëroi se shumë shpejt edhe në Shqipëri sikurse në disa vende të tjera, do të krijohet një lëvizje e fortë antiestablishment me orientim perëndimor dhe e përkrahur nga SHBA-të, dhe që sipas tij nuk ka të ngjarë as me Vetëvensojen as me nisma të tjera që janë krijuar në vendin tonë, duke mos lënë pa thënë se partia e Albin Kurtit ka pikëpamje komuniste.
“Në Shqipëri do të lind një parti tjetër, që është cilësuar në Amerikë si e ardhmja e botës, e tillë si në Itali dhe SHBA, jo si në Kosovë, një frymë e cila është komuniste. Do të ketë një rikonfirmim të të djathtës në Shqipëri, nuk do të ketë më një PD të tillë, figurat politike do të jenë shumë të njohura, që janë jo njerëz të Soros por që njihen përmes rrjeteve sociale. Në Kosovë Albin Kurti ka marrë 2% vota më pak se në 2017. Mediat nuk e tregojnë këtë sepse Albin Kurti është njeri i Sorosit në Kosovë dhe Shqipëri. Dhe është i njohur edhe në Shqipëri dhe i ndjekur, sepse financohet nga Soros”, tha Goxhaj
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/421907508389681/
(F.GJ/FAXWEB.AL)