Kryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti gjatë një konferencë për media foli mbi situatën politike që po kalon Kosova në këtë gjendje pandemie.
Ai u ndal tek vendimet e Presidentit Thaçi dhe partive të tjera duke deklaruar se do ti dërgojë në Kushtetuese.
“Presidenti sot doli në ilegalitet. Formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Presidentit këtë mundësi ia dhanë krerët e LDK-së, të cilët paraprakisht me vullnet braktisën çdo fjalë të thënë e dhënë ndaj qytetarëve e ndaj nesh. Me këso veprime e taktikash shpaloset përpjekja për të blerë ilegalisht kohën të cilën ua shkurtoi vullneti i qytetarëve”, tha Kurti