17:40 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kurti paralajmëron “koka turku” para largimit: Kemi hasur në dëshmi që do të paraqiten për në organet e hetimit

20:55 | 26/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kurti bën deklaratën e fortë: Dikush po do gjakderdhje në Veri për t’i hapur shampanjat e ndarjes së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti i cili u shkarkua gjatë një seancë mosbesimi në parlament duket se ka ndërmend të bëjë disa “koka turku” para largimit përfundimtar.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka hasur në dëshmi e të dhëna nëpër ndërmarrjet publike, të cilat do t’i paraqiten organeve të hetuesisë, ka thënë kryeministri Albin Kurti. Gjatë një fjalimi ditën e sotme ai është shprehur shumë i ashpër në lidhje me disa funksionar publik në Kosovë për të cilët ka paralajmëruar padi në organet e hetimit.

“Ndërmarrjeve tona ua grabitën hapësirën për afarizëm, duke grumbulluar fitime shpesh jo të ligjshme prej tenderëve të kurdisur e kontratave të dëmshme, dhe duke krijuar përshtypjen shoqërore se enti publik nuk ka mundësi të operojë në kushtet e ekonomisë së tregut”, -tha Kurti.

Fjalimi i Kurtit:

“Shumë tajkunë në vendin tonë u bënë të tillë në një masë të konsiderueshme duke gërryer depozitën e madhe të pasurisë publike të ndërtuar me mundin e qytetarëve apo të trashëguara nga gjeneratat paraprake. Kështu mijëra kontrata, miliona fonde dhe mungesa e besnikërisë së ish drejtuesve publikë krijuan kushtet që shërbimet publike të këtyre ndërmarrjeve për çdo sezon të merrnin goditje derisa shumë prej tyre mbetën pa të ardhura dhe me vështirësi për të paguar vetë punëtorët.

Ndërmarrjeve tona ua grabitën hapësirën për afarizëm, duke grumbulluar fitime shpesh jo të ligjshme prej tenderëve të kurdisur e kontratave të dëmshme, dhe duke krijuar përshtypjen shoqërore se enti publik nuk ka mundësi të operojë në kushtet e ekonomisë së tregut.

Teksa dëgjohen me zë të lartë pretendimet për konkurrencën e lirë, jemi dëshmitarë të përdorjes së saj si alibi për t’ia marrë punën nga dora punëtorit të ndërmarrjes publike për ta kthyer atë në një kontratë ku gjithnjë humb ndërmarrja publike.

Njëjtë edhe për politikën e burimeve njerëzore, ku ata që dinin e guxonin u shtynë të dalin jashtë, të dorëzohen, pasivizohen, apo të largohen. Në shumë raste kërkesa për specialistët ka qenë heshtja dhe mospuna e detyruar, ngase produkti potencial i punës së tyre është llogaritur të nënkontraktohet nga jashtë. Kështu kemi ardhur në situatën që specialistët e fushës, kryesisht inxhinieret dhe inxhinierët e të gjitha fushave të gjenden masivish jashtë enteve publike, duke e privuar publikun nga dobitë e dijes dhe potencialit të tyre”.

 

Etiketa: albin kurtipadiSITUATA POLITIKE NE KOSOVE
Pas

Detaje trondìtëse nga vdèkja e emigrantit në hotelin-karantinë: Një ditë pa e kuptuar që kishte vdèkur, stafi fshehu ngjarjen

Para

Covid-19/ Ledi Bianku: Franca i dënon me 6 muaj, Shqipëria me 8 vite burg, më i lartë se ai ndaj Hiv-Aids”

Para
Covid-19/ Ledi Bianku: Franca i dënon me 6 muaj, Shqipëria me 8 vite burg, më i lartë se ai ndaj Hiv-Aids”

Covid-19/ Ledi Bianku: Franca i dënon me 6 muaj, Shqipëria me 8 vite burg, më i lartë se ai ndaj Hiv-Aids"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

Aksident në Theth, plagoset një 63-vjeçar pas rrëzimit me motomjet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.