18:06 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Krizë politike në mes të pandemisë, Kurti nuk e “fal” të dërguarin e SHBA-ve: Ja si ma rrëzoi qeverinë

20:26 | 28/04/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Richard Grenell e pret Kurtin deri në fund të javës. Pastaj, gjërat mund të përshkallëzohen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot pasdite në lidhje me situatën politike aspak të zakontë në këtë kohë pandemie në Kososvë. Kujtojmë se qeveria në Kosovë u rrëzua në mes të pandemisë si dhe ishte një qeveri me 50 ditë në pushtet.

Kurti foli për tema të nxehta që kanë shtuar akuzat e ndërsjella mes partive politike. I pyetur nga Euronews Albania mbi akuzat që ka hedhur ndaj të dërguarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell  se ka gisht në rrëzimin  e qeverisë së tij, Albin Kurti e shpjegoi këtë si vijon:

“Ambasadori Grenell në tetor dhe janar ka qenë në Kosovë. Unë e kam takuar në të dyja herët,  dhe ai fillimisht në tetor pati thënë se Kosova duhet të heqë tarifën 100%, ndërkaq në anë tjetër Serbia duhet ta ndërpresë fushatën  kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, prej kur shkoi në janar në Beograd këtë pjesën e dytë e hoqi plotësisht dhe thoshte se vetëm Kosova duhet të heqë tarifën, ndërsa nuk fliste për Serbinë.

Trysnia e tij fillimisht u shpreh për një lloj insistimi që kërkonte  të mos diskutohej. Unë kam komunikuar me të, madje deri vonë edhe pasi jemi rrezuar si qeveri. Në anën tjetër, ai filloi ta shtojë trysninë ndaj partnerit tim në qeverisje deri sa ata u dorëzuan dhe u nënshtruan. Pra, ai ka pasur një rol, i cili nuk ka qenë neutral, por përkundrazi ka pasur një rol aktiv. Për mua kjo nuk do të thotë  asgjë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për një emisar të SHBA shumë i fuqishëm, me të cilën unë kam bashkëbiseduar, por nga ana tjetër nuk kam pranuar ta vendosë në pikëpyetje interesin e Kosovës. Mendoj se ai ka qenë shumë i interesuar për një marrëveshje shumë të shpejtë Kosovë-Serbi. Përqendrimi i tij ka qenë tek nënshkrimi në fund të marrëveshjes se sa tek teksti i saj, që do të kishte pasoja për kosën si shtet dhe për popullin e saj.

Pavarësisht mohimit që bëri Grenell për ekzistencën e një plani për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë,  Kurti tha se nuk është kështu, por theksoi se diplomatët amerikanë nuk kanë thënë fare që nuk ka plan, por se nuk e kanë parë një të tillë”,- tha Kurti.

Etiketa: albin kurtiSITUATA POLITIKE NE KOSOVE
Pas

Kriza e COVID-19/ “Marrja e masave ishte efikase”, Bushati: Tre hapat për ringritjen e ekonomisë

Para

Covid-19 i merr jetën arkitektit të njohur nga Durrësi, reagon Basha

Para
Covid-19 i merr jetën arkitektit të njohur nga Durrësi, reagon Basha

Covid-19 i merr jetën arkitektit të njohur nga Durrësi, reagon Basha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Synonin të sulmonin Moskën, Rusia rrëzon tre dronë

LIVE – Shqipëri – Serbi/ Trajneri Stojkovic uron Bajramin para medieve në Tiranë: Kuqezinjtë kanë trajner dhe lojtarë shumë të mirë, na duhet kujdes

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Izraeli paralajmëron më shumë sulme në Liban, nëse nuk çarmatoset Hezbollahu

EULEX-it i zgjatet mandati në Kosovë deri në vitin 2027

Zjarr në një banesë pranë qendrës historike të Vlorës

Pas sanksioneve të SHBA-së, BE ofron mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale! Ursula von der Leyen: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Operacioni “Ura”/ Autoritetet belge i dorëzojnë DIA-s së Barit shqiptarin e arrestuar më 21 maj, pjesë e 52 urdhërave për paraburgim

Trump emëron një ish-kopshtarin 22-vjeçar si kreun e Zyrës për Parandalimin e Terrorizmit, shkakton reagime të ashpra

Itali/ Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të drogës, 11 arrestime në Foggia. Në qendër të hetimit një shqiptar, furnizuesi kryesor i kokainës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.