Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti foli para mediave pasi dha dëshminë ditën e sotme për kallëzimin e bërë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli. Në fjalën e tij, Kurti kërkoi që procesi të kthehet në aktakuzë me qëllim që të jetë një proces i drejtë.
“Edhe një javë bëhen tetë muaj kur Glauk Konjufca dhe unë bëmë kallëzim penal kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli me qenëse ata kanë deklaruar rrejshëm nën betim, na kanë akuzuar neve dyve në lidhje me të ashtuquajturën Syri i Popullit. Është për t’u çuditur se si prokurori atë botë nuk ka reaguar fare ndaj presidentit të Kosovës.
Më në fund fituam këtë thirrje nga prokuroria, më vjen mirë që sot pata rastin të përgjigjem në të gjitha pyetjet e prokurorit. Unë kërkoj të shndërrohet në aktakuzë ndaj z. Thaçit dhe Veselit, në mënyrë që të mundësohet një proces i drejtë. Unë besoj se ky proces duhet të përfundojë me dënimin e tyre. Do të jem i gatshëm që sa herë të më thërrasë prokuroria të vij për dëshmi”, u shpreh Albin Kurti.
(M. I./ Faxweb.al)