10:19 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kurti fton LDK-në për koalicion me LVV-në

11:43 | 05/05/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kurti fton LDK-në për koalicion me LVV-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më 5 maj, përmes së cilës e ka ftuar për marrëveshje politike mes dy partive.

Kurti e ka ftuar Lumir Abdixhikun që LVV-ja dhe LDK-ja të bëjnë koalicion qeverisës, i cili do t’i hapte rrugë zhbllokimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Letra, të cilën Radio Evropa e Lirë e ka siguruar, u bë publike pas dështimit të përpjekjes së njëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit.

“Jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në”, ka shkruar Kurti në letrën e tij.

Kurti i ka thënë Abdixhikut se “koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime”, teksa ka shkruar se ka bindjen që “votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV”.

“Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë”, është shprehur Kurti në letrën drejtuar Abdixhikut.

Kreu i LVV-së, në letër, nuk e ka përjashtuar as gatishmërinë e partisë së tij për shkuarje në zgjedhje të reja, por ka thënë se edhe ato do të çonin drejt një koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së.

“Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash?”, e ka pyetur Kurti, Abdxhikun.

Nga LDK-ja nuk janë deklruar deri më tani për ftesën e Kurtit.

Më herët, të hënën, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se bllokimi i Kuvendit është pasojë e mosbashkëpunimit mes LVV-së dhe partive që dikur ishin në opozitë.

Ai ka thënë se “nuk ka mirëbesim mes partive politike” dhe se kjo “është për keqardhje”.

Sipas tij, mirëbesimi mund të arrihet “vetëm me veprime konkrete nga Kurti”.

Ai ka kërkuar që Kurti të kërkojë falje “për gjuhën ofenduese dhe sjelljen degraduese”, dhe të marrë përgjegjësi për gjendjen e vendit sot.

Të hënën, për të njëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Ligjbërësit refuzuan për të tretën herë rresht që ta formojnë një komision për votimin e fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

Në vazhdimin e seancës konstituive, të hënën, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Seanca konstituive do të vazhdojë të mërkurën, në orën 10:00.

Deputetë të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë thonë se është jokushtetuese mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se deputetët mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.

Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, por në gjashtë votime, kandidatja e saj, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme, përkatësisht 61.

Partitë që po kundërshtojnë emrin e Haxhiut për kryeparlamentare i kanë kërkuar LVV-së të ndryshojë propozimin për postin, në mënyrë që procesi të zhbllokohet.

Etiketa: kurti
Pas

Begaj, homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”: Detyrim t’i përcjellim brezit të ri flakë atdhedashurie

Para

“Nga Dritëro Agolli te një rrugaç”, Rama në Devoll sulmon Nallbatin: Si mund të shkosh nga një poet te një turp vendor në Parlament?!

Para
“Nga Dritëro Agolli te një rrugaç”, Rama në Devoll sulmon Nallbatin: Si mund të shkosh nga një poet te një turp vendor në Parlament?!

“Nga Dritëro Agolli te një rrugaç”, Rama në Devoll sulmon Nallbatin: Si mund të shkosh nga një poet te një turp vendor në Parlament?!

 



Të Fundit

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Skandal në Vorë/ Grumbullonin produkte të skaduara nga tregje në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonin datat e skadencës dhe i rihidhnin në treg

Britani e Madhe/ Një aristokrate e arratisur dhe një përdhunues i dënuar shpallen fajtorë për vdekjen e foshnjës së tyre. Ja historia

Mallakastër/ 30 trupa të ushtrisë ndërhyjnë për shuarjen e flakëve në Belishovë

Rama: Përshtypje frymëzuese të vizitorëve të huaj nga bregdeti i Durrësit

Vrasja e Renis Dobrës në Ulëz, dalin sot para gjykatës së Dibrës, autorët e dyshuar Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat ngjiten në 40 gradë

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.