08:03 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kurti i bashkohet Thaçit: Mbështesim transformimin e FSK por…

08:44 | 18/03/2017
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kurti i bashkohet Thaçit: Mbështesim transformimin e FSK por…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti rrallëherë është deklaruar për transformimin e FSK-së në Ushtri dhe nevojën që Kosova ta ketë atë.

Ndërkaq, po për këtë çështje, ai në një bashkëbisedim me publikun, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës ka pranuar se subjekti i tyre është pro krijimit të ushtrisë.

Ai u shpreh i bindur se nuk ka alternativë tjetër përpos themelimit të ushtrisë, por Kosova siç tha ai, duhet të ruajë partneritetin e saj me NATO-n dhe miqtë ndërkombëtar.

“Natyrisht që kjo do të mund të bëhej me Kushtetutë, por për faktin që ndryshimet kushtetuese janë tejet të vështira aktualisht, ajo duhet të bëhet me ligj. Ne kemi nevojë për një projektligj, i cili Forcën e Sigurisë së Kosovës e bën ushtri”, tha Kurti.

Deputeti i partisë më të madhe opozitare në vend shprehu edhe dyshimet e tij nëse iniciativa e Thaçit ishte e sinqertë.

“Natyrisht që ne kemi edhe dyshimet tona nëse iniciuesi i ligjit, pra Thaçi, e ka seriozisht dhe sinqerisht këtë nismë dhe nëse me këtë projektligj bëhet me të vërtetë ushtria. Por, ne do ta miratojmë këtë projektligj në mënyrë që ta kemi një ushtri të vërtetë”, ka theksuar Kurti.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua në vitin 2009, në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësisë së Kosovës.

Tri vite më parë, FSK përmbushi kapacitetet operacionale. Autoritetet në vend më pas nisën procesin e rishikimit të sektorit të sigurisë duke kërkuar transforimin e kësaj forcë në një proces që do të çonte drejt krijimit të ushtrisë.

Por, ky shndërrim, duhej të bëhej me ndryshimet kushtetuese që kërkojnë dy të tretat e deputetëve përfshirë dhe dy të tretat e deputetëve të pakicave. Por, kundërshtimi i deputetëve serbë të mbështetur nga Beogradi zyrtar ka penguar procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Andaj si zgjidhje alternative, institucionet e Kosovës po provojnë që ky transforim të ndodhë përmes ligjit për FSK-në. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: albin kurtikosovathaci
Pas

Gena i përgjigjet Lori Hoxhës: Është një vajzë flori…

Para

”Unë kam frikë nga politikanët e virgjër”, Artan Fuga jep të gjitha përgjigjet se pse mbështet Bashën (VIDEO)

Para
”Unë kam frikë nga politikanët e virgjër”, Artan Fuga jep të gjitha përgjigjet se pse mbështet Bashën (VIDEO)

''Unë kam frikë nga politikanët e virgjër'', Artan Fuga jep të gjitha përgjigjet se pse mbështet Bashën (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Stuhitë tropikale Barry dhe Flossie formohen pranë brigjeve juglindore dhe jugperëndimore të Meksikës

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

Gjykata anulon seancat dëgjimore të kryeministrit të Izraelit Netanyahu këtë javë

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.