05:05 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Kurti: Koalicioni i udhëhequr nga PDK po synon t’i vjedhë deputetë LDK-së dhe AKR-së, nuk jepet Republika për poste

16:24 | 18/06/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kurti: Koalicioni i udhëhequr nga PDK po synon t’i  vjedhë deputetë LDK-së dhe AKR-së, nuk jepet Republika për poste

Ish-kreu i Vetëvendosje, njëkohësisht kandidati kryesor për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti ka folur sot, një javë pas zgjedhjeve të 11 qershorit duke thënë se koalicionet parazgjedhore në Kosovë u bënë për të kamufluar humbjen dhe rënien e këtyre partive. 

Ai shton se koalicioni PDK-AAK-NISMA po synon t’i vjedhë ndonjë deputet LDK-së apo AKR-së së Pacollit. 

Postimi i Kurtit:

Republika nuk jepet

Koalicionet parazgjedhore u formuan në mënyrë që të maskohej rënia e të gjitha partive në Kosovë. Mirëpo, zgjedhjet e 11 qershorit i demaskuan ato duke e bërë Lëvizjen VETËVENDOSJE! fituese, përkatësisht partinë më të madhe në vend, partinë e parë në Kosovë.

Fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është rezultat i punës sonë shumëvjeçare, i drejtësisë së orientimit e konceptit, programit e alternativës sonë, i qëndrueshmërisë së mendjes sonë dhe i guximit tonë me zemër.

Njerëzit e gjejnë vetëvendosjen teksa orvaten ta kuptojnë pakënaqësinë politike e sociale të tyre. Prandaj, qytetarët nuk duhet të na i japin neve meritat e tyre. Fitorja është e jona sepse është e tyre.

Pa dallim moshe e gjinie, profesioni e vendbanimi, etnie e feje, qytetarët kanë nevojë për zhvillim ekonomik që sjell punësim dhe për drejtësi sociale e gjyqësor të drejtë.

Duhet ta zëvendësojmë emigrimin e rinisë me investime nga diaspora, ta zvogëlojmë importin enorm me prodhim vendës, ta ndalim korrupsionin e ish qeverive e të qeverisim pa korrupsion, ta zgjerojmë partneritetin me Bashkimin Evropian dhe ta thellojmë aleancën me ShBA-të, ta shtojmë përkujdesjen shëndetësore pavarësisht të ardhurave mujore apo prejardhjes shoqërore, ta garantojmë cilësinë në arsim nga shkolla fillore te studimet pasuniversitare anekënd komunave të Kosovës…

Qytetarët kanë guxuar. Ata kanë votuar që PDK-ja të shkojë në opozitë. Tash, njerëzit kanë shpresë. Nuk është mirë që dikush të përpiqet ta deformojë vullnetin e qytetarëve dhe ta shpëtojë PDK-në, përkatësisht udhëheqjen e PDK-së.

Koalicioni PAN po synon që t’ia vjedhë LDK-së ose AKR-së ndonjë deputet dhe pastaj ta lusë Vuçiqin në Beograd për ta formuar qeverinë në Kosovë! Kjo është rrugë e gabueshme me pasoja tejet të dëmshme. Nuk jepet Republika për poste.

Maratona sportive nis me shumë e përfundon me pak. Maratona historike nis me pak e përfundon me shumë. Ne jemi bërë shumë, gjithnjë e më shumë. Ata kanë mbetur pak, gjithnjë e më pak.

Historia është klasikë. Politika është avangardë. Ndryshimi me 11 qershor do të jetë historik. Politika jonë është ardhmëria.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: albin kurti
Pas

Shmanget tragjedia, përmbyset varka por shpëtohen në kohë 8 fëmijët në Sarandë

Para

Zjarr masiv në Portugali, 57 të vdekur (VIDEO)

Para
Zjarr masiv në Portugali, 57 të vdekur (VIDEO)

Zjarr masiv në Portugali, 57 të vdekur (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.