12:30 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

14:16 | 10/05/2025
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, me gjithë mungesën e votave, duke thënë se emërimi i kryeparlamentarit dhe formimi i Kuvendit të ri është detyrë e të gjitha partive parlamentare.

“Kuvendi nuk themelohet nga fituesi, pavarësisht se a është ai fitues absolut apo relativ, Kuvendi themelohet nga të gjithë dhe bashkë; nga vendi i parë së bashku me vendin e dytë, tretë dhe pakicat serbe dhe joserbe”, tha Kurti të shtunën duke folur në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar trembëdhjetë herë radhazi deri tani ta konstituojnë Kuvendin e ri.

Lëvizja Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme për të qeverisur e vetme. Megjithëse janë thirrur dhjetëra seanca për konstituimin e Kuvendit, ndarjet politike kanë penguar vazhdimisht këtë proces. Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit.

Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si një “figurë përçarëse”, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se nuk do ta mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar. Por, Kurti – një ditë para seancës së radhës të dielën, e përsëriti se Vetëvendosje nuk e ka ndër mend të sjellë kandidat tjetër pos Haxhiut.

“Propozimi ynë është Albulena Haxhiu, ndërsa të tjerët lë ta propozojnë kandidatin e tyre kur t’u takon atyre. Neve si fitues të zgjedhjeve na takon pozita e kryetarit”, tha Kurti. Haxhiu dështoi në gjashtë seanca t’i merrte më shumë se 57 vota dhe pas kësaj, në seancat pasuese, kryesuesi i seancës – që vjen nga Vetëvendosje – propozoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Kurti i kritikoi partitë parlamentare – PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe – që nuk po marrin pjesë në votim, duke e bërë të pamundur formimin e komisionit. “Ne nuk kemi bllokuar, sepse ne e kemi propozuar kandidatin tonë. Sikur mos ta bënin, do të ishim bllokues. Ne nuk kemi bllokuar, sepse kemi votuar për, bllokues janë ata që votojnë kundër ose nuk votojnë fare për ta pamundësuar kuorumin”, shtoi Kurti.

“Nuk ka krizë institucionale apo politike në Kosovë”

Dështimet e njëpasnjëshme për ta konstituuar Kuvendin e ri e kanë thelluar ngërçin politik të vendit, duke ngritur shqetësime për paralizë institucionale dhe shihen si test për pjekurinë shtetërore të Kosovës.

Gëzim Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, tha për Radion Evropa e Lirë se kriza aktuale dhe paraliza politike e krijuar në Kosovë duhet të shërbejë si një nxitje për të rimenduar dhe rindërtuar kulturën politike.

Ai theksoi se ky është një test i pjekurisë së Kosovës si shtet, dhe i aftësisë për ndërrim të qeverive dhe pushteteve pa ndërhyrje apo mbikëqyrje ndërkombëtare.

“Është paradoksale që partitë aktuale kanë kërkuar pavarësimin e Kosovës nga mbikëqyrja ndërkombëtare, por tani po e kanë të vështirë ta bëjnë atë funksionale dhe të vetëqëndrueshme”, tha Visoka. Por, Kurti i hodhi poshtë këto vlerësime, duke thënë se Kosova ka institucione funksionale. “Në Kosovë nuk kemi krizë institucionale e as politike, Në Kosovë kemi njëfarë vakumi kushtetues. Nuk kemi krizë sepse mekanizmat dhe institucionet e shtetit funksionojnë”, tha Kurti.

“Kosova ka Qeveri, ka kryeministër dhe ka ministra në detyrë, por Kosova nuk ka Kuvend. Nuk mund të ketë Qeveri të re pa Kuvend të ri”, shtoi ai. Pavarësisht disa lëvizjeve së voni për ta zhbllokuar ngërçin, nuk ka asnjë marrëveshje mes partive parlamentare. LDK-ja, e cila doli e treta duke i fituar 20 ulëse, e ka hedhur poshtë ofertën e Vetëvendosjes për koalicion qeverisës.

Në vend të kësaj, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar formimin e një qeverie kalimtare mes partive parlamentare deri në emërimin e presidentit të vendit, pra në prillin e vitit 2026, kur presidentes së tanishme Vjosa Osmani i mbaron mandati. Derisa Vetëvendosje e ka kundërshtuar menjëherë idenë e një qeveri të tillë, partitë e tjera parlamentare kanë shprehur vullnet për të biseduar. Kurti e përsëri të shtunën qëndrimin e partisë së tij, duke thënë se “ne duam qeveri funsionale jo tranzitore”./ REL

Pas

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Para

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Para
U vetëmbyt në rezervuarin e fshatit, gjendet trupi i 56-vjeçarit nga Mirdita

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

 



Të Fundit

PD akuzon Kiduina Zakën për shkelje të heshtjes zgjedhore dhe përdorim të faqes zyrtare të Ministrisë ,kërkohet ndërhyrje e menjëhershme e SPAK

Tiranë/Fotografoi fletën e votimIt, arrestohet 56-vjeçarja.

Luan Baçi nxirret jashtë qendrës së votimit nga komisionerët, shkeli Kodin Zgjedhor

Meta voton nga burgu: Mediat ishin njoftuar, por sapo mësuan se dola i veshur Kuq e Zi…

Incidente në Vorë/ Noka përplaset me aktivistin e PS: Je horr, do zvarriteni qelive

“Përfaqësues të PD-së kanë braktisur detyrën”/ Kandidatja për qarkun e Fierit: Kanë hyrë brenda qendrave të votimit

Voton Agron Shehaj: Sot është dita kur zëri juaj do dëgjohet, votoni ndryshimin

“U trembën se doli i veshur kuqezi”- Blushi denoncon administratën e burgjeve: Penguan qëllimisht mediat të filmonin Ilir Metën gjatë votimit

Zgjedhjet/ Kreu i misionit Monitorues të OSBE-ODIHR: Po mbledhim informacione, nesër flasim si ka shkuar procesi zgjedhor

Fier/PS akuzon PD-në për pengim të procesit zgjedhor.Kallëzime për hyrje të paligjshme të kandidatëve në qendrat e votimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.