22:05 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kurti-Mustafa pa një marrëveshje zyrtare, zbulohet çfarë e pengoi krijimin e qeverisë së re

20:00 | 02/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas takimit “kokë më kokë”/ Albin Kurti dhe Isa Mustafa dakordësohen për 12 ministri, ja kur do të nënshkruhet marrëveshja

Isa Mustafa e Albin Kurti dolën pa marrëveshje nga takimi që supozohej se do ta bënte Kosovën me qeveri. Gazeta Express mëson se Mustafa bëri kërkesën e parë, të cilën Vetëvendosje nuk po e pranon dot. Duhet dorëzimi i VV para kërkesës së Mustafës, i cili në negociata ka arritur të marrë edhe postin e kryeministrit, ose tërheqja e LDK përballë opozitarëve të përhershëm.

Historia shpresëdhënëse për një marrëveshje mes Vetëvendosjes që i fitoi zgjedhjet dhe LDK përfundoi me daljen e Albin Kurtit me fytyrë të ngrysur nga takimi me kreun e LDK, Isa Mustafën, të cilin Kurti pëlqen ta thërrasë “profesor”.

Nga aty, lideri i Vetëvendosjes tha se takimi me profesorin përfundoi pa arritur marrëveshjen përfundimtare. Kurti, që ishte shumë optimist që sot do të arrihej koalicioni, nuk tregoi pse nuk u morën vesh, por tha se negociatat me LDK do të vazhdojnë.

Por, çfarë e bëri të pamundur që dy liderët deri dje opozitarë, sot të formonin qeverinë e re? Mësohet se Mustafa me kërkesën e parë ia “la në fyt” Vetëvendosjes negociatat për krijimin e qeverisë. Dy partitë janë dakordësuar për 12 ministri. Dy prej tyre u takojnë minoriteteve e 10 janë në duart e dy partive që bashkë kanë 57 deputetë.

Burime brenda VV tregojnë se LDK ka kërkuar të marrë Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kjo ministri ka qenë një nga bazat e fushatës së VV. Mustafa, i cili pas zgjedhjeve të vitit 2014 nga vendi i dytë kishte arritur ta marrë postin e kryeministrit, ka pasur edhe kërkesa të tjera. LDK dëshiron që marrëveshja të përfshijë edhe zotimin se do t’i jepet posti i presidentit të vendit në vitin 2021, kur Hashim Thaçit i përfundon mandati i rregullt.

Ndërkaq nga LDK nuk është treguar pse nuk u arrit marrëveshja për të cilën partitë ishin zotuar se do të ndodhte menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Mustafa pasi doli nga takimi, ndaras nga Kurti, refuzoi të flasë për mosmarrëveshjet me Vetëvendosjen. Ai tha se kur të përafrohen, do t’u tregojë mediave se cilat ishin problemet. “Sot nuk ka marrëveshje për koalicion ka marrëveshje që të punojmë e të hulumtojmë rrugë që të përafrohemi me qëndrimet tona. Dallimet tona do të jua tregojmë kur t’i përafrojmë”, ka thënë ai.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke fituar 29 mandate në Kuvendin e Kosovës. E dyta është LDK, e cila do të ketë 28 deputetë. Posti i kryeministrit, sipas marrëveshjeve të mëparshme të këtyre partive, i takonte fituesit, që në këtë rast është Albin Kurti. /Express/

Etiketa: albin kurtiIsa Mustafamarreveshjaministria e brendshme
Pas

E bujshme/ Japin dorëheqje dy anëtarë të Komitetit të Nobelit, arsye edhe shkrimtari Handke

Para

“Deklaratë e përbashkët e drejtuesve dhe pronarëve të mediave skandaloze në Shqipëri”

Para
“Deklaratë e përbashkët e drejtuesve dhe pronarëve të mediave skandaloze në Shqipëri”

“Deklaratë e përbashkët e drejtuesve dhe pronarëve të mediave skandaloze në Shqipëri”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

BE–NATO: Liderët evropianë kërkojnë koherencë të plotë në veprimet e Komisionit

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil, pranë një resorti

Kuvendi i Kosovës nën presion, Kushtetuesja kërkon konstituim brenda një muaji

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.