12:30 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kurti në CNN: Ndërkombëtarët njohën rezultatin e zgjedhjeve, nuk e dorëzoj vendin para një ushtrie fashiste

21:20 | 30/05/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kurti në CNN: Ndërkombëtarët njohën rezultatin e zgjedhjeve, nuk e dorëzoj vendin para një ushtrie fashiste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në mediumin prestigjioz amerikan CNN për tensionet e ngritura në veri. Ai ka thënë se nuk mund ta dorëzojë republikën demokratike para milicisë fashiste.

Kurti, i pyetur për reagimet e ndërkombëtarëve dhe ndëshkimet nga SHBA, që lidhen edhe me përjashtimin e Kosovës nga Defender Europe 2023, ka thënë se fillimisht ndërkombëtarët kanë njohur rezultatin e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se meqenëse e kanë njohur këtë rezultat, atëherë kryetarët janë ata që duhet të hyjnë në objektet e komunës.

“Të gjitha trupat ndërkombëtare e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Posa të njohësh këtë rezultat, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në objektet e komunave. Kush tjetër duhet të shkojë në këto objekte, nëse jo kryetarët? Nuk do ta dorëzoj republikën demokratike para një milicie fashiste”, tha Kurti.

Ai ka thënë se bandat e dhunshme që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët, dirigjohen nga Serbia.

“Ne kemi shumë video dhe foto që shfaqin milicinë serbe duke qenë pjesë e bandave të dhunshme. Disa nga ta vijnë nga Kosova, por disa edhe nga Serbia. Serbia fqinje është autokraci pro-ruse. Ata kanë urdhëruar këtë të ashtuquajtur xhandarmëri, për të shkaktuar trazira në Kosovë. Kemi një komunitet serb në Kosovë, që është 5% e popullsisë. Ne duam të jetojmë në një shoqëri multikulturore, por s’duam të kemi një minoritet të privilegjuar, sepse Beogradi do kompenzim për bombardimin nga NATO-ja në kohën e Millshoeviqit”, ka deklaruar me tej ai.

Pas

PAMJET/ Shembet tribuna plot me fëmijë në Rusi, një i vdekur dhe 26 të plagosur

Para

Shoqërohet në komisariat nënkryetari i FRPD-së në Shkodër

Para
Shoqërohet në komisariat nënkryetari i FRPD-së në Shkodër

Shoqërohet në komisariat nënkryetari i FRPD-së në Shkodër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Turizmi shton bizneset në Vlorë/ Hapen edhe nga të huajt, shumica janë italianë. 30 hotele të reja

AMP kontrolle në Kapshticë, gjendet një sasi droge e fshehur në makinë

Tiranë/ Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kokainës, arrestohet çifti në kryeqytet

Dështon për të 28-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Nata e dytë e zjarrit, Rusia sulmon sërish Ukrainën me rekord dronësh, ka viktima

Fier/Arrestime, procedime dhe kërkime për vepra penale në territorin e qarkut

Rrezikoi të mbytej ndërsa po notonte në “Plazhin e Vjetër, shpëton 13-vjeçarja

25-vjeçarja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

Tronditet Belgjika! Masakrohen nënë e bijë nga Ukraina, gjenden të vrara dhe të djegura në banesën e tyre. Babai shërben në frontin e luftës

Tiranë/Arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohen lëndë narkotike, ndalohet dhuna dhe shkeljet në qarkullim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.