Në një intervistë për emisionin “Ekskluzive” në Top Channel, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, ka shprehur vërejtje për deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
Vetëvendosja e Albin Kurtit, ka qenë faktori më i rëndësishëm i opozitës së Kosovës në 10 vitet e fundit, duke u përfshirë shpesh në kundërshti të ashpra ndaj politikave kryesisht të jashtme të qeverive të dekadës së parë të mëvetësisë së Kosovës.
Sa i përket Deklaratës së Pavarësisë, Kurti tha se ajo ishte jo vetëm progres por në disa pika, edhe hapa pas.
Ai kritikon faktin që në deklaratë, janë të përfshira shumë prej pikave të paketës “Ahtisari”, e cila sipas tij, zvogëlon pavarësinë e Kosovës.
“Në deklaratë, nuk referohet ushtria, nuk referohen vuajtjet dhe lufta e bërë për të ardhur deri këtu. Është një deklaratë që sheh përpara por harron disi se nga kemi ardhur deri këtu.” – tha Kurti për Ekskluzive.
Burimi: Top Channel