08:09 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kurti nuk është akuzuar kurrë për korrupsion”, Bojken Abazi: Jo marrëdhënie me Serbinë pa pranuar krimet

18:20 | 11/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kurti nuk është akuzuar kurrë për korrupsion”, Bojken Abazi: Jo marrëdhënie me Serbinë pa pranuar krimet

Drejtuesi ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Bojken Abazi ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për vizitën e Albin Kurtit  sot në Tiranë, për çfarë prodhoi ajo si dhe marrëdhëniet mes dy qeverive në të ardhmen.

Sipas Abazit, Vetëvendosje e ka në nenin e parë të statutit të saj bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ndërsa argumentoi se kjo mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të faktorit politik mes dy shteteve.

Abazi foli edhe për projektin e minishengenit Ballkanik, duke e cilësuar si diçcka e cila përjashton Kosovën dhe se Shqipëria nuk duhet në asnjë mënyrë të krijojë bashkëpunime me Serbinë për sa kohë kjo e fundit nuk ka pranuar krimet e luftës.

Pjesë nga biseda me gazetarin Enea Meksi:

Si e shihni vizitën e Kurtit, ishte protokollare apo e ndarë duke marrë në kosideratë deklaratat e tyre për minishengenin Ballkanik?

Abazi: Ajo që e bën të jashtëzakonshme këtë vizitë, është se nga Kosova drejton qeverinë dikush që prej 15 vitesh kërkon sovranitet për vendin e tij. Shumë të veçantë e bën fakti se kemi të bëjmë me një kryeministër që nuk është përfolur kurrë për korrupsion dhe që është shprehur se do ta luftojë fort këtë fenomen. Statuti i Lëvizjes Vetëvendosje në nenin 1 flet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Bashkimi nuk bëhet brenda natës, ka disa hapa që edhe Kurti oi përmendi ditën e sotme. Synimi është që dy republikat shqiptare më në fund po shkojnë drejt arritjeve të planeve të përbashkëta në arsim, ekonomi, diplomaci. Kjo hap plane të reja për shqiptarët.

Kosova ka një popullsi më të vogël se Shqipëria, me një mbikëqyrje më të rreptë se Shqipëria dhe megjithatë arriti të nxjerr një udhëheqës të pa kompromentuar. Kemi mundësinë si shqiptarë të hyjmë në një etapë të re të marrëdhënieve me njëri-tjetrit. Nuk është e lehtë, mund të ketë kundërshti nga fqinjëët, provokime edhe nga partnerët. Nëse Rama nuk i çon deri në fund premtimeve mbi marrëveshjet e nënshkrura nuk do të kemi diçka konkrete përtej simbolika. Nuk mund të kemi marrëdhënie të mira vetëm mbi simbolika, nuk është diçka që duhet ta bëjnë politikanët. Duhet bërë një transparencë mbi marrëveshjet dhe përgjigjur pse janë penguar. Ka qenë ndonjë oligark në Shqipëri? Ndonjë politikan këtu apo në Kosovë?

U duk si një takim I ftohtë mes Kurtit dhe Ramës, ishte kështu në të vërtetë?

Abazi: Tek Kurti shikova një qasje pozitive dhe vëllazërore jo vetëm me Ramën por edhe me zyrtarët e tjerë që u takua. Kryeministrit Rama shqiptarët i kërkojnë zgjidhje që na çojnë si komb përpara. Disa prej këtyre zgjidhjeve janë parashikuar në marrëveshjet e përbashkëta. Nëse Rama nuk i çon përpra kanë për të ardhur qytetarët që t’i çojnë ato përpra edhe më mirë se Rama.

Mund ta kuptojmë deklaratën e Kurtit se ky është fillim i ri si një fillim vërtetë të ri?

Abazi: Marrëdhënia që bazohet në vullnetin tonë është kuptimi i Kurtit, ne shpesh kemi frikë të kërkojmë atë që na takon. Ky nuk është një projekt (bashkimi kombëtar) që e ka nisur Lëvizja Vetëvendosje, por që me Rilindjen Kombëtare të cilin kemi dështuar ta zbatojmë. Por mund të lind një projekt që të mos mbeten në andërrat tona por ti shikojmë si të realizuara.

Ne si VV në Shqipëri, kemi shpjeguar se minishengeni Ballkanik nuk është as i yni si shoqëri as i aleatëve. Përkthehet si një projekt ku Serbia dominon tregun e Ballkanit, dominon ekonominë dhe ushtrinë. Është e domosdoshme të shikojmë nga vetja dhe çështjet ekonomike mes nesh. Nëse Shqipëria mbështet Serbinë pa pranuar Kosovën, pa kërkuar falje për luftën si dhe pa dënuar askënd për 20 mijë gra të përdhunuara. Kurti ka paralajmëruar se synon të çojë një padi në institucionet ndërkombëtare ndaj asaj që ka bërë Serbia ndaj shqiptarëve dhe kjo ka nevojë për për mbështetjen e Ramës dhe drejtuesve të shtetit. Serbia ka një president që ka qenë ministër në kohën e Millosheviqit, lufton integrimin e Kosovës dhe njohjeve të pavarësisë. Kemi mundësi që të sjellim projekte konkrete në jetë. Ne jemi mësuar ta dëgjojmë Ramën për minishengenin, e rëndësishme është që ne të mos ecim nëpër atë rrugë por drejt bashkimit.

A ka Kurti mbështetje ndërkombëtare sa iu përket padive ndaj Serbisë?

Kurti: Mbrëmë kishim një aktivitet për masakrën e 10 shkurtit. Në atë demostratë na janë vrarë 2 aktivistë dhe plagosur 80 të tjerë dhe në 3 mars 2007 Albin Kurti ishte arrestuar, sot UNMIK e ka pranuar se demostrata ishte paqësore. LVV e ka gjetur forcën tek populli shqiptar, ti ndihmon të gjesh partner ndërkombëtar për të të mbështetur. Rritja e VV ka qenë e pandalshme, edhe kur iu hoqën deputetët më në krye kryetarin e Prishtinës, sërish njohëm rritje në këto zgjedhje. Edhe për UÇK aleatët tanë kanë thënë gjëra dhe akuza konkrete deri në momentin kur konstatuan kauzat e saj dhe arsyet pse luftohej.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Tirana 100 vjet Kryeqytet, Meta flet tek Teatri Kombëtar, në sallë dëgjohet “Rama ik”

Para

VIDEO/ “Hajdeni merreni, ka koronavirus”/ Banorët në bulevardin ‘Zogu I’ alaromojnë policinë dhe ambulancën, mjekët e maskuar afrohen me frikë

Para
VIDEO/ “Hajdeni merreni, ka koronavirus”/ Banorët në bulevardin ‘Zogu I’ alaromojnë policinë dhe ambulancën, mjekët e maskuar afrohen me frikë

VIDEO/ “Hajdeni merreni, ka koronavirus”/ Banorët në bulevardin ‘Zogu I’ alaromojnë policinë dhe ambulancën, mjekët e maskuar afrohen me frikë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.