21:07 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kurti: Serbia një regjim hibrid, nuk është e pavarur nga federata ruse

13:20 | 28/03/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kurti: Serbia një regjim hibrid, nuk është e pavarur nga federata ruse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se Serbia është pala agresive e jokonstruktive në dialog si dhe nuk distancohet dot nga e shkuara e as nga e tashmja problematike.

Sipas tij, Serbia është një regjim hibrid dhe nuk është e pavarur nga federata ruse, e kjo gjë e bën të vështirë një fqinjësi të mirë.

Kështu është shprehur Kurti në emisionin mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ku ka folur për raportet Kosovë-Serbi.

I pyetur se kur mund të arrihet marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve, kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se “qysh dje po të varet prej meje”.

“Por, është e qartë se pala e cila nuk është konstruktive, pala e cila është agresive, ajo e cila nuk distancohet as nga e kaluara pra Millosheviqi, as nga e tashmja problematike për kontinentin tonë, pra Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar”.

“Ne si shtet demokratik dhe i pavarur jemi të bindur që jemi edhe më demokratik edhe të pavarur se sesa Serbia. Ajo është një regjim hibrid, autokraci praktikisht dhe në anën tjetër nuk është e pavarur nga federata ruse”, ka thënë tutje Kurti.

Ai ka folur edhe për takimin që ka realizuar me krerët e shtetit në Shqipëri, me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kurti ka thënë se takim i ka shërbyer për të treguar se çfarë po ndodh me qeverisjen e Kosovës dhe për të diskutuar mbi çështjen e dialogut me Serbinë.

“Unë takova tre krerët e institucioneve, presidentin Begaj, kryetaren Nikolla dhe kryeministrin Rama dhe pastaj ish-presidentin Meta. Qëllimi im ishte që në gjysmë të mandatit të vij dhe të takohem me krerët e shtetit shqiptar ashtu që t’i njoftoj pak se ku ndodhet qeverisja jonë, por sidomos t’i njoftoj ata për procesin e dialogut me Serbinë për marrëveshjen e normalizimit që kemi arritur edhe në Bruksel më 27 shkurt edhe në Ohër më 18 mars”.

“Meqenëse ka shumë mos kuptime, keqkuptime, keqinterpretime dhe desha që nga dora e parë të njoftohem për ecurinë e procesit negociator dhe për elementët përmbajtjesore e të tjera të kësaj marrëveshje e cila është një arritje e madhe për normalizim të marrëdhënieve që nënkupton se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mos jenë normale, pa çka se Kosova është vend normal e demokratik”, ka deklaruar kryeministri.

Pas

Dëmtohet segmenti rrugor në Fushë-Milot, banorët ngrihen në protestë dhe paralajmërojnë: Nëse nuk e rregullojnë për 10 ditë…

Para

Puthje e përqafime në shtëpinë e BBV, kush është banorja që feston sot ditëlindjen

Para
Puthje e përqafime në shtëpinë e BBV, kush është banorja që feston sot ditëlindjen

Puthje e përqafime në shtëpinë e BBV, kush është banorja që feston sot ditëlindjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.