”Kush bën pozën më të bukur…”, ju kujtohet kjo loja që bënim kur ishim fëmijë?!
Do jenë rrethuar mirë e mirë në kalendar festat dhe ngjarjet që mund të planifikohen nga stafet e të rëndësishmëve të politikës. E ku ka më bukur se të punosh për të rritur imazhin tënd me mësuesin që të ka edukuar?!
Të gjithë e bëjnë në fakt, edhe qytetarë të zakonshëm, veçse te ministri Saimir Tahiri dhe kryebashkiaku Erion Veliaj se ç’ka që bie kaq shumë në sy.
Ja, i shihni këto dy foto? Dy kompozime si dy pika uji. Përqafime kaq të sinqerta me mësuese Qamilen dhe mësuese Olin. Secila prej tyre sigurisht që është e nderuar nga nxënësi i saj. Sa shumë kanë ecur në jetë!
A shikoni ndonjë ndryshim në këto foto? Po po, shikoni sa bukur, Tahiri i rri profilit të tij të ministrit të hekurt, ministrit të Punëve të Brendshme dhe është mësuesja që e puth kurse Veliaj e lëshon veten fare, është ai që e puth mësuesen. Tani të shohim ç’do të ndodhë nesër në 8 mars, në 14 mars….se nuk i dihet a do jenë sërish në qendër të vëmendjes 7 marsin e 2018-ës. (V.G/SHUPLAKA)