Kryeministri Edi Rama më në fund reagon për raportin e publikuar nga BMI Research, gjigandi i vlerësimeve financiare të “Wall Street”, i cili shkruan se Shqipëria ka bërë progres në adresimin e rreziqeve që vijnë nga paqëndrueshmëria politike, por testi i vërtetë do të jenë zgjedhjet e 18 qershorit. Qeveria socialiste në pushtet, me shumë gjasa do të rikonfirmohet, çka do t’i japë vendit stablitetit politik”.
Rama kujton deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha rreth tre vjet më parë, i cili e vlerësonte BMI-në si një kompani serioze.
“KUSH GËNJEN? (10)
Sali Berisha, 10 korrik 2013: “Auditin më të shkëlqyer financave shqiptare ia ka bërë Fitch në Londër!”.
Po çfarë thotë sot gjigandi i financave ndërkombëtare?
“Shqipëria ka bërë progres në adresimin e rreziqeve që vijnë nga paqëndrueshmëria politike, por testi i vërtetë do të jenë zgjedhjet e 18 qershorit. Qeveria socialiste në pushtet, me shumë gjasa do të rikonfirmohet, çka do t’i japë vendit stablitetit politik”.
Raporti nënvizon si “rrezik kyç” sa më poshtë:
“Rreziku i një regresi ekonomik do të ishte shumë më i madh, nëse opozita do të vinte në pushtet”.
Dhe në lidhje me ekonominë shqiptare, vlerëson se “do të vazhdojë të jetë një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në rajon gjatë të paktën dy viteve të ardhshme”.
Kush di shqip e lexon kush ka mend e kupton”, shkruan Rama. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post