06:39 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush do e votojë Reformën Zgjedhore dhe çfarë do të lëshojnë palët? Endri Hasa tregon qëndrimin e opozitës

17:55 | 24/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush do e votojë Reformën Zgjedhore dhe çfarë do të lëshojnë palët? Endri Hasa tregon qëndrimin e opozitës

Ish-deputeti Endri Hasa tha gjatë një interviste në studion e lajmeve të Fax News se Partia Demokratike ka shprehur angazhimin e saj për ofruar një zgjidhje konkrete se si duhet të veprohet për arritjen e një dialogu.

Hasa tha se rekomandimet e opozitës për Reformën Zgjedhore janë të mbështetura në propozimet e OSBE-ODHIR-it ndërsa shtoi se, tryeza e sotme konsiderohet si një tavolinë e opozitës së bashkuar për të gjetur një zgjidhje teknike të situatës.

“Kjo do të vijojë me një ligj të posaçëm me çështjet e financimit të partive politike. Ne kërkojmë ti japim zgjidhje çdo komponenti të subjekteve politike në vend. Ne duhet të japim një klimë dhe ambient politik për shqiptarët që garanton sistem politik të ligjshëm dhe kjo nis me reformimin e burimeve ekonomike të subjekteve politike. Janë diskutuar dhe çështjet që kanë të bëjnë me votimin elektronik.

Ne kërkojmë të dalim me një produkt të unifikuar dhe ky produkt të dali i fituar për tu kthyer më pas në propozime ligjore. Ne kemi dalë me një propozim konkret se kush ishte rrugëzigjidhja me sistemin monopartiak. Oferta jonë konkrete për hir të ardhmes së vendit, ka hasur në një mur nga ana tjetër, sepse Edi Rama nuk na dëgjon sepse don të vazhdojë duke i blerë zgjedhjet, duke bërë zgjedhje me krimin e organizuar. Qeveria duhet të ndërmarrë menjëherë masat pas kushteve të Bundestagut gjerman. Nuk mund të ecet përprara nëse ka pandëshkueshmëri dhe krimi nuk hetohet, ka dy vite që thuhet se SPAK-u do të krijohet nesër.

Ka që në 2016 dosja 184 dhe çfarë u bë, u dërgua në Dibër. Ky është sistemi, i cili nuk është i paraqitjes së vlerave dhe programeve, por një garë bandash. Kush ka më shumë para, kush merret më shumë me drogë. Kjo nuk është politikë por plaçkitje e popullit shqiptar. Për këtë jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë e opozitës për të punuar për të gjitha kushtet e Bundestagut”, tha Hasa në Fax News.

A do të merrni pjesë në Reformën Zgjedhore nëse do vijojë të drejtohet nga Damian Gjiknuri?

Hasa: Sot kemi një Kuvend monopartiak i cili po diskuton me veten dhe po del në konkluzione. Ne kemi thënë, hajde ulemi në tavolinë, marrim ekspertët ndërkombëtar dhe diskutojmë. Ata nuk kanë vullnet sepse ‘de facto’ ne kemi zgjedhur të mos jemi pjesë e atij parlamenti sepse nuk përfaqëson më vullnetin e popullit. Ajo tavolinë shpreh vullnetin e Kuvendit monopartiak. Ne kemi propozuar diçka që është më e gjërë se Kuvendi monopartiak, madje të përfshihen në këtë tryezë edhe grupe të tjera të interesit. Një reformë që do sjelli një qeveri të përgjegjshme para qytetarëve.

Në Kuvend sot nuk ka asnjë opozitë apo forcë politike, përveç PS-së që është votuar në elektorat. Ata njerëz nuk përfaqësojnë askënd përveç Edi Ramës, janë aty në emër individual. Nuk kanë besimin e atyre që kanë votuar në 2017 dhe as të partive opozitare.

Kujt do t’ia dërgoni për votim nëse propozimet tuaja që të miratohen për aq kohë sa nuk e njeh këtë Kuvend?

Hasa: Ne kemi kërkuar vullnet politik, dhe propozimet tona do t’ua dërgojmë gjithë subjekteve politike, grupeve të interesit dhe partnerëve ndërkombëtar. Nuk mund të vazhdohet më kështu që negociatat u appen detyrat u bënë dhe pastaj na përplasen dyert fytyrës. Ne duam të arrijmë një mision konkret që të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

Çfarë do të lëshoni ju dhe çfarë kërkoni të lëshojë mazhoranca?

Hasa: Ulja në atë tryezë është se ka një palë që dërgon propozimet e saj dhe diskutohet nëse pala tjetër bie dakort me ato. Ne jemi të angazhuar që të dalim me një produkt si opozitë e bashkuar, le të dalin edhe ata me një produkt dhe të ulemi të diskutojmë. Nuk ka një kundërpërgjigje të këtij mekanizmi nga ana e qeverisë sepse ata nuk duan. Në momentin që do të keni një angazhim të tillë jemi të hapur për diskutime. Rama duhet të bëjë propozimet e tij.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/419053385360104/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Përplas me dashje makinën e 32 vjeçarit, arrestohet autori. Zbulohet arsyeja

Para

Anglia drejt zgjedhjeve të parakohshme, Johnson: Parlamenti është i padobishëm

Para
Boris Johnson zgjidhet kryeministri i ri i Anglisë

Anglia drejt zgjedhjeve të parakohshme, Johnson: Parlamenti është i padobishëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.