Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar në rrjetin social “facebook”, një shkrim ku thotë se vetëm protestat qytetare do të arrinin të rivendosnin rendin kushtetues në Shqipëri.
Postimi i Plotë nga Meta:
Në një shtet të kapur tërësisht nga mafia kush do t’i vendosë përpara përgjegjësisë shkelësit e ligjit, të sigurisë kombëtare dhe të transferimit të të dhënave të qytetarëve te patronazhistët për qëllime shantazhi dhe presioni?
Vetëm protestat qytetare do të rivendosin rendin kushtetues dhe ligjshmërinë për t’u ndarë me dekadën e hajdutërisë dhe keqqeverisjes të Edvin K. Ramës. ✌️🇦🇱