Një 18-vjeçar shqiptar, Samuel Tafçiu, humbi jetën tragjikisht në Itali bashkë me dy vajza binjake 26-vjeçare, pas një shpërthimi në një magazinë me fishekzjarrë ku ata punononin.
I riu shqiptar shqiptar ishte baba i një vajze rreth 4 muajshe dhe jetonte bashkë me partneren e tij në shtëpinë e vjehrrës së tij. Siç ka dëshmuar kjo e fundit për mediat italiane, Samuel Tafçiu kishte tre mua që kishte punonte në magazinë, po nuk ishte paguar.
“Kush i thotë mbesës sime që nuk ka më baba. Në moshën 18-vjeçare nuk mund ta humbësh jetën kështu”, tha mes lotësh Anna Campagna, vjehrra e 18-vjeçarit.
Ndër të tjera ajo është shprehur se Samueli e kishte gjetur punën mes miqve dhe donte të mbante familjen e tij.
“Brenda ishin dhëndri dhe dy vajzat. Na thirrën në orën 13 dhe gjithçka ishte në rregull. Në orën 15 na njoftuan se fabrika e vogël kishte shpërthyer. Dhëndri im la pas gruan 17-vjeçare dhe një fëmijë katër muajsh. Ai donte të mbante familjen, këtë punë e kishte gjetur përmes miqve. Samueli kishte tre muaj që punonte në magazinë, por nuk kishte marrë rrogë. Ai, vajza ime dhe vajza e vogël jetojnë me mua. Unë kam 4 fëmijë të tjerë, çfarë mund të bëj? Unë blej qumësht dhe pelena për fëmijën”, thotë ajo.
Sipas mediave italiane, fabrika në lagjen Patacca ishte në mënyrë ilegale, pasi nuk kishte marrë aurtorizim nga autoritetet.