Ditët e fundit po përflitet shumë për emrat e rinj dhe ata që mund të jenë ekzistues në qeverinë “Rama 2”.
Vetëm një ditë më parë Rama la të kuptohet se në postin e Ministrit të Jashtëm ka gjasa që mos të jetë më Ditmir Bushati, pasi nuk i kishte të pakta kritikat në drejim të tij dhe ambasadorëve.
“Menjëherë pas shpalljes së Qeverisë së re të dielën do t’i kërkoj Ministrit të ri që të bëjë një takim me ju për të biseduar në funksion të rolit që do marrë menjëherë shërbimi i jashtëm në ekonominë e vendit”, deklaroi Rama.
Por nëse ikën Bushati kur do ia zërë vendin?! Por edhe pak javë më parë u përfol se një alternativë e mirë për diplomacinë shqiptare është edhe Mimoza Kusari për të cilën Rama prej kohësh ka një konsideratë të lartë. Ndërsa fuste edhe disa emra të rinj që mund të jenë pjesë e qeverisë “Rama 2”.
“I pari është Baton Haxhiu, gazetar dhe aktualisht drejtor i Klan Kosovës, mik i afërt i Edi Ramës. Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara është një tjetër alternativë që po mendohet seriozisht nga Edi Rama. Në listë është edhe Veton Surroi, gazetar, publicist dhe ish-deputet kosovar, ndërsa alternativë e mirë për diplomacinë shqiptare mund të jetë edhe Mimoza Kusari, për të cilën Rama prej kohësh ka një konsideratë të lartë. Ajo ka mbajtur postin e zëvendëskryeministres së Kosovës, ndërsa prej vitit 2013 atë të Kryetares së Komunës Gjakovë.”, thuhet në shkrim, duke sqaruar se Ditmir Bushati pritet të emërohet në krye të Ministrisë së Integrimit.
Po kështu edhe sot në mediat e majta afër Ramës po përflitet edhe për një emër të ri. Sipas tyre Majlinda Bregu, zë kritik së fundmi ndaj Bashës, mund të jetë kandidate për t’i marrë një dikaster Ramës. “Kandidatura e Bregut është në diskutim dhe mund të realizohet me qëllim për të treguar hapje ndaj opozitës dhe pikërisht në një nga postet që ka të bëjë me raportet me jashtë”, theksohet nga mediat e majta.
Theksojmë që me kritikat e ashpra që dje Rama i bëri Ministrisë së Jashtme dhe drejtuesve të saj, pritet që emrat e ministrave të jenë surprizë dhe mund të shkohet deri aty sa pjesa më e madhe e kabinetit të vjetër të mos përshihet në ekipin e ardhshëm. Madje edhe nga emrat e rinj nuk mund të jenë pjesë qeverisë së re.
Asgjë nuk është e konfirmuar, as ikja e Bushatit dhe asnjë emër tjetër. Ngelemi në pritje të së dielës, krijimit të qeverisë “Rama 2”. (J.V/Shuplaka)