17:31 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kush do jetë Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit, zbulohet EMRI

17:02 | 31/07/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush do jetë Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit, zbulohet EMRI

Zbulohet se kush do të jetë zyrtari i parë i cili do të punojë në Presidencë, pasi këtë post e mori Ilir Meta. Ai është Allqi Bllako dhe do të ketë rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Presidencës.

Deri më sot Bllako ka punuar si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, më saktë gjatë periudhës Shtator 2013 – Korrik 2017.

 Kush është Bllako:

Alqi Bllako, lindur ne Kolonje me 10 Maj 1987, ka përfunduar studimet e larta prane Universitetit te Neë York-ut Tirane si dhe ka kryer disa studime pas-universitare, Master Shkencor në drejtimin Financë dhe Kontabilitet nga Universiteti i Neë York-ut dhe MBA me drejtim Banke dhe Tregje Finaciare ne bashkepunim me Institutit Kurt Bosch ne Zvicer, diplomuar ne te treja rastet si student i ekselences.

Gjate kesaj periudhe, Z. Bllako eshte vlerësuar më Çmimin e Parë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për punimin e tij “Roli i tatimit mbi të ardhurat të kompanive mbi strukturën e kapitalit: të dhëna mbi ekonominë shqiptare” i konsideruar një kontribut i vyer akademik. Z.Bllako është vlerësuar nga ekspertët më të mirë akademik në fushën financiare dhe ka dhënë kontributin e tij si Lektor i brendshëm dhe i jashtëm pranë Universitetit të”Neë York”-ut në Tiranë në lëndët: Financa e Korporatave, Financa Ndërkombëtare, Kontabilitet Financiar, si dhe Kontabilitet Drejtimi Z.Bllako ka patur eksperiencë të drejtpërdrejtë në sektorin privat, ne institucionet publike, ka qene përfaqësues i vendit në Konventa te shumta Ndërkombëtare, si dhe është dalluar edhe për kontributin e tij në shoqërinë civile.

Z. Bllako ka punuar si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, gjate periudhes Shtator 2013 – Korrik 2017 ku ka iniciuar dhe udhëhequr reforma të rëndësishme administrative dhe politike, duke përballuar me sukses sfidën e rritjes së performancës së kësaj Ministrie dhe duke garantuar rrugën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm të mjedisit shqiptar.

Me firmosjen e marrëveshjes se Parisit, z. Bllako ka shërbyer dhe si autoriteti i deleguar kombetar në marrëdhëniet me Fondin e Klimës, si dhe pike fokale për Konventën e Diversitetit Biologjik, ku ka luajtur dhe rol aktiv pranë organit ndërqeveritar ndihmës të kësaj konvente: Trupi Ndihmës për Këshillat Shkencore, Teknike dhe Teknologjike. Z. Bllako njeh dhe flet rrjedhshem gjuhet angleze dhe italiane. (D.D/Shuplaka)

 

Etiketa: Allqi bllako
Pas

U akuzua si mashtruese dhe shfrytëzuese fëmijësh, reagon Jolie: Fyerje për mua nëse do kishte ndodhur

Para

Rrahja e kirurgut në Shkodër, reagon ministri i Shëndetësisë: Siguroni spitalet

Para
Rrahja e kirurgut në Shkodër, reagon ministri i Shëndetësisë: Siguroni spitalet

Rrahja e kirurgut në Shkodër, reagon ministri i Shëndetësisë: Siguroni spitalet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, çifti shqiptaro-italian arrestohet me 1,4 kg kokainë dhe ekstazi në Zvicër

Kriza humanitare në Gaza, sulmet izraelite vrasin 12 palestinezë teksa prisnin ndihmat me ushqime

Kapërceu urën dhe ra në liqenin e Ujmanit, gjendet pas disa orësh kërkimesh trupi i 33-vjeçarit

Fotolajm/ Rama ndan pamjet nga ura e re në Divjakë

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend, vetëm 2 vatra aktive

Kancelari i Gjermanisë: Do të nisim ndihma për Gazën

Raketa e re që mund të ndalojë lojën e rrezikshme të Kinës

5000 lekë për një votë, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

Holanda shpall “persona non grata” dy ministrat izraelitë

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.