06:01 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kush do ta fitojë Botërorin”, sipas llogaritjeve statistikore të “The Economist”?

07:33 | 17/06/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kush do ta fitojë Botërorin”, sipas llogaritjeve statistikore të “The Economist”?

“The Economist” ka krijuar një sistem statistikash për të kuptuar se çfarë e bën një shtet më të aftë se të tjerët në futboll.

Janë mbledhur të dhëna historike dhe janë analizuar faktorë që ndikojnë në suksesin e një ekipi kombëtar.

Një nga faktorët që ndikon shumë, është se sa lojtarë ka vendi në total. Sa më shumë lojtarë, aq më shumë talente prej të cilëve të zgjedhësh. Këtu mbizotëron Gjermania, ku Federata Gjermane e Futbollit ka rreth 6.6 milionë anëtarë të regjistruar, në 26,000 klube. Në total Gjermania ka 16 milionë lojtarë futbolli, sipas FIFA-s. E fundit renditet Islanda, me 32,000.

Por pikërisht Islanda ka treguar se vetëm ky numër nuk mjafton. Një tjetër faktor është popullariteti i sportit.  Numri i kërkimeve në Google për kokë, kërkime që kanë lidhje me futbollin, tregon më me saktësi se në cilat vende futbolli është më popullor. Këtu mbizotërojnë vendet afrikane. India dhe Pakistani renditen të fundit.

Faktori tjetër, paraja e përdorur për sportin. Sa më shumë parà të ketë një vend për të shpenzuar mbi stadiume e trajnerë, aq më të mëdha janë gjasat që të fitojnë botërorin. Këtu kryesojnë Gjermania, Zvicra dhe Anglia, të paktën për vitin 2018.

Megjithatë, ky sistem ka disa përjashtime. Kroacia, Bregu i Fildishtë dhe Uruguaji dalin kundër të dhënave që u paraqitën më lart. Si Kroacia, ashtu dhe Uruguaji, kanë popullsi të vogël, ndërsa Bregu i Fildishtë nuk është vend i pasur. Atëherë, çfarë i bën aq të mirë në futboll?

Së pari, të tria këto vende i nxitin futbollistët që të jenë kreativë. Së dyti, rrjetet e gjurmuesve të talenteve janë shumë aktivë me të rinjtë. Së treti, fitojnë përvojë nga futbolli ndërkombëtar duke pasur lojtarë nga vendi i tyre që luajnë me klubet më të famshme evropiane, me menaxherët më të mirë.

Atëherë, kush ka më shumë gjasa ta fitojë botërorin? Katër vite pasi u ndëshkuan rëndë nga Gjermania, the Economist mendon se Brazili ka më shumë gjasa të fitojë. Brazili ka 27% mundësi për të fituar kupën, sipas The Economist.

Etiketa: sport
Pas

HOROSKOPI 17 QERSHOR 2018

Para

Përflitet për një lidhje me balerinën, Albi Nako ja thotë troç: Je aq e bukur sa do të t’marr…

Para
Përflitet për një lidhje me balerinën, Albi Nako ja thotë troç: Je aq e bukur sa do të t’marr…

Përflitet për një lidhje me balerinën, Albi Nako ja thotë troç: Je aq e bukur sa do të t'marr...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.