Me një kapacitet prej 30 vetash, hapet qendra e parë sociale për pritjen dhe strehimin e refugjatëve të paligjshëm. Qendra e hapur në qytetin e Ersekës ku do të trajtohen grupen vulnerabël të njerëzve që janë në nevojë, kryesisht fëmijët, gratë, dhe personat me probleme shëndetësore. Kjo theksohet edhe nga drejtori i kufirit Eduard Merkaj.
“Ne jemi të gjithë koshientë që pjesa e emigracionit të paligjshëm është nga sfidat më të mëdha me të cilat po ballafaqohet si Ministria e Brendshme ashtu edhe Policia e Shtetit. Por pa mbështetjen e aktorëve dhe punën e policisë do ishte e pamundur që trajtimi, akomodimi i këtyre emigrantëve që hyjnë në territorin shqiptar, të ishte në këto standarde.
Ne jemi bashkëvuajtës si refugjatët që vijnë në Shqipëri, që për shumë arsye Shqipëria është një urë kalimi drejt vendeve të BE. Qendra e përuruar sot në Ersekë nuk është qendra e vetme që ndodhet në Shqipëri ku trajtohen emigrantët e huaj. Por të gjitha këto qendra janë funksionale dhe aty kryhen proçedurat standarde të Policisë Kufitare, kjo në bashkëpunim me organizatat e huaja.
Jam i kënaqur të pranoj që policia kufitare është vlerësuar pozitivisht nga agjencitë ligjzbatuese si nga ana profesionale ashtu edhe humane. Kjo qendër është e vecantë. Këtu do trajtohen grupet vunerabël të njerëzve që janë në nevojë. Kapaciteti 30 persona. Ku ka qenë fluksi më i lartë i emigrantëve të paligjshëm”, tha Merkaj.
Koordinatori i përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri Brian Williams ka theksuar se ambientet e rinovuara do të shërbejnë për gratë në rrezik, për fëmijë të pashoqëruar, ku do ofrohet strehim jetësor dhe shërbim për azil kërkuesit vulnerabël. Qendra të tilla do vijojnë të jenë në shtim dhe të fokusuara kryesisht në afërsi të pikave kufijtare.(A.M/Faxweb.al)