00:41 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kush do të paguajë për ngelësit?” pedagogu i ‘përvishet’ Ramës. Ja çfarë paralajmëron pas protestës së studentëve (VIDEO)

17:17 | 06/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kush do të paguajë për ngelësit?” pedagogu i ‘përvishet’ Ramës. Ja çfarë paralajmëron pas protestës së studentëve (VIDEO)

Protesta e studentëve, në ditën e dytë të saj para Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë uljen e tarifave të studimit, ku sot pika 4 e Vendimit të Këshillit të Ministrave, e cila parashikonte pagesë shtesë për provimet e mbartura u shfuqizua zyrtarisht.

Pedagogu dhe aktivisti i lëvizjes “Për Universitetin”, Redi Muçi, ishte i ftuar në studion e televizionit “Fax News”, ku foli lidhur me protestën dhe problemet që studentët hasin gjatë jetës së tyre studentore.

Ai bëri me dije se “Këmbëngulja e studentëve do të vijojë. Nuk janë vetëm tarifat, por gjendja e Universitetit lë për të dëshiruar. Buxheti i Universiteti është i pamjaftueshëm.

Tarifat janë shumë të larta e të pa përballueshme”.

Sipas tij, “Qëndrimi i ministrisë apo qeverisë në përgjithësisë, ka qenë thjeshtë heshtje e injorim. Kryeministri ka reaguar duke i quajtur studentët ngelsa e katranjosa që po bëjnë zhurmë.

Tarifat janë një zgjidhje e parë nga Universiteti për të plotësuar nevojat. Kjo vjen për shkak të buxhetit të ulët të parashikuar nga shteti për Universitetin. Në të tilla kushte Universitetet drejtohen ndaj tarifave për studentët”.

Ndërsa u ndal tek proklamimi i Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë, se po rritet cilësia e arsimit, ai u shpreh se, “Përderisa po kërkojnë para nga studentët, bie poshtë justifikimi i tyre për cilësinë e universitetit”.

Më tej ai u shpreh se studentët nuk janë të përfaqësuar në Universitet, ndërsa paralajmëroi për mundësinë e krijimit të një grupimi që do të përfaqësojë studentët.

“Studentët nuk janë fare të përfaqësuar në Universitet. Studentët duhet të kenë një strukturë që të përfaqësohen. Duhet të kenë një strukturë që t’i përfaqësojë edhe në Dekant, Sekretariat e tj. Për fat të keq janë vetëm sindikatat që mund t’i përfaqësojnë sot.

Nga lëvizje masive të tilla, ekziston gjithmonë mundësia që të lindin grupime të ndryshme, në përkrahje të studentit, të përfaqësojnë e të jenë zëri i tyre. Kjo do të jetë edhe fitorja më e madhe nga kjo protestë”, deklaroi Muçi.

Ndërsa u ndal tek vetëfinancimi i universiteteve, Muçi tha: “Ligji që ka kaluar, tregon se është qeveria ajo që vendos një tavan për tarifat e universitet, e kështu të gjitha universitetet tentojnë tavanin, për shkak të mungesës së financimit nga shteti. Nëse qeveria do të rrisë buxhetin, atëherë edhe kjo tarifë do të ulej, e kështu do të zgjidhej edhe problematika. Sot cilësia e Universitetit jo vetëm që nuk është përmirësuar, por përkundrazi”.

Sipas tij, “Nuk mund të presim që qeveria të vihet në pozitë, të vihet në faj që të reagojë, por vetëm këmbëngulja e studentëve, si kjo e dy ditëve të fundit do të sjellë zgjidhjen e problemeve. I rëndësishëm është fakti se studentët kanë arritur të mposhtin frikën nga politika, frikën nga pedagogu, e kjo është shumë pozitive. Kjo është shpresa se gjërat do të ndryshojnë”.

Ai u dha përgjigje edhe zërave që e lidhin këtë protestë dhe lëvizjen “Për Universitetin” me ndonjë forcë të caktuar politike, ku tha se: “Lëvizja “Për Universitetin” është diçka spontane, që s’ka të bëjë me asnjë përfaqësi partiake. Por kur gjithmonë ka një organizim të tillë ka edhe aludime të flasin për politikë. Por kjo nuk është e vërtetë. Gjithçka ishte spontane”.

Pedagogu Muçi, u ndal edhe tek termi i përdorur nga kryeministri Rama si “ngelës” për studentët protestues, ku tha se ai është termi më denigrues i përdorur, ndërsa e krahasoi atë edhe me termin e përdorur nga Erion Veliaj ndaj protestuesve të “Unazës së Re”, si ‘shpellarë’ apo edhe ai i përdorur më herët nga ish-kryeparlamentari, sot President i Republikës Ilir Meta.

“Termi ngelës, i përdorur nga Kryeministri është termi më denigruaes, për faktin e thjeshtë se nëse do të vëmë re vetëm sakrificat e studentëve sot janë të tepruara. Ata janë të drobitur, punojnë nëpër call centera, e njëkohësisht studiojnë. Pra ata nuk japin të gjithë atë që munden në studime, për shkak se detyrohen të punojnë. Edhe termi i përdorur nga kryebashkiaku si shpellarë apo edhe Presidenti i sotëm kur dikur thoshte kokëpalarë, janë shumë denigrues, por kjo e përdorura nga Kryeministri është më denigruesi ndër të gjithë”, – tha Muçi.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Basha tek Unaza e Re: Ja çfarë e bashkon me protestën e Astirit me atë të studentëve

Para

Mediat ndërkombëtare ‘jehonë’ protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit (FOTO)

Para
Mediat ndërkombëtare ‘jehonë’ protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit (FOTO)

Mediat ndërkombëtare 'jehonë' protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.