Pas vendimit të Gjykatës së Elbasanit ditën e djeshme për të lënë të lirë 2 mjekët, kardiologun Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Niko Thano familjarët e Rexhina Dovrovës, 25 vjeçares që vdiq gjatë lindjes kanë dalë sërish sot në protestë, kësaj here para Spitalit të Elbasanit.
Sot është dita e dytë e kësaj proteste, pasi dje para dyerve të Gjykatës, me foshnjën në duar, pak para dhënies së vendimit, ata kërkonin të dënoheshin këta dy mjekë pasi sipas tyre ata janë fajtorë për vdekjen e Rexhinës.
Me pankarta nëpër duar dhe thirrjes që të vendoset drejtësi, familjarët po marshojnë në rrugë, drejt Gjykatës.
Ata kërkojnë që Gjykata dhe Prokuroria të vendosë drejtësi.
“Kriminela, dilini dhe jepini përgjigje”
“Vrasës!”
“Gjykatës, Prokurorë duam Drejtësi!”
“Duam drejtësi!”
“Kush do ti japë gji Aleas”
Ishin togfjalëshat që familjarët e Rexhina Dobrovës kishin shkruar, dhe thërrisnin me zë.
(J.B/faxweb.al)
Discussion about this post