Mëngjesin sotëm policia zbarkoi në shtëpinë e ish-deputetes Esmeralda Shkjau në Durrës. Mësohet se fqinji i ish-deputetes, shtetasi Flamur Bala e akuzon këtë të fundit se po ndërton pa leje një shtesë në apartamentin e saj në katin e gjashtë në lagjen nr .1 tek shëtitorja “Taulantja”.
Ndërsa ”Shuplaka” mëson se dy kate më poshtë ndodhet dhe banesa ku ajo jeton së bashku me familjen e saj.
Ekspertët e IKMT-së do të bëjnë verifikimet e rastit dhe do të vendoset nëse do të prishet apo jo objekti. Nuk dihet as reagimi i ish-deputetes dhe nëse ajo do të ketë një koment në lidhje me situatën. (J.V/Shuplaka)