Vali Corleone është një ndër personazhet më të njohur të showbiz-it.
Edhe pse nuk ka asnjë lidhje me artin, ai u bë i njohur disa vite më parë për shkak të mënyrës se si jeton.
Jeta e tij luksoze dhe deklaratat e ndryshme që thoshte nëpër emisione bënë që Vali Corleone të kthehej në kryefjalën e mediave rozë.
Emri i tij i vërtetë është Valdrin Sylejmani. Kujtojmë këtu se vetëm disa kohë më parë ai përzuri prindërit nga shtëpia për shkak të gjendjes së tij jo të mirë mendore e më pas prindërit e shtruan në spital psikiatrik.
Ndërsa së fundmi Vali Corleone është rikthyer sërish. Ai i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka dhënë në emisionin ‘’n’Kosovë Show’’.
“Taksën me Serbinë e vendosa unë, ishte propozim i imi dhe normal që Qeveria e Kosovës e votoi. E kam thënë diku këtu edhe nesër vetëm kur më treguan ndodhi, se kush e çoi lajmin nuk e di”, ka thënë ai.
Gjithashtu, ai ka thënë edhe se ka marrëdhënie të mira me presidentin amerikan, Donald Trump.