National Geograhphic, ka raportuar se në muajin dhjetor të gjithë njerëzit të apasionuar pas astronomisë, me instrumenta shumë të thjeshta mund të shohin shumë fenomene pasi ky muaj do të jetë me shumë aktivitete qiellore.
Fillimisht mund të shihen Hëna, së bashku me Marsin dhe Venerën. Këtë mund ta shohim, të nesërmen mbrëma sapo të ketë perënduar dielli. Të gjithë ata që e kanë humbur Super Hënën gjatë muajit tetor, mund ta shohin sërish më 14 dhjetor. Hëna do të mund të duket shumë më e madhe se zakonisht dhe më nuk do të shihet e tillë, deri pas vitit 2030.
Më 22 dhjetor do të ketë ‘dush’ meteorësh, kur brenda një ore mund të shohim duke rrenë rreth 15 meteorë. Në të njëjtën natë, Hëna do të paraqitet së bashku me Jupiterin, ky planet do të shfaqet shumë më i madh se është dukur ndonjëherë.
Discussion about this post