07:01 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kush e ka penguar policinë të ngrinte helikoperin për Fatos Tushen?” Artan Hoxha: Në Lushnje dihet kush vret

18:16 | 06/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen në ironi Artan Hoxha pas vrasjes së  7 shqiptarëve në Greqi:  Sa u lumturova për flamurin gjysmështizë ….

Gazetari Artan Hoxha, ka folur në lidhje me atentatin që iu bë rreth një javë më parë, Kryetarit të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Nga kjo ngjarje, mbeti e plagosur edhe sekretarja e tij. Si autor rezultoi se ishte ish-shoferi i kryebashkiakut, i cili është ende në arrati.

Për këtë ngjarje Hoxha tha se situata për kapjen e autorit nuk u menaxhua mirë, sipas tij kjo ishte një ngjarje tepër e thjeshtë për tu zbardhur, dhe për tu kapur autori, por se policia nuk kishte mundur dot as të ngrinte helikopterin për krehjen e zonës, dhe gjetjen e autorit, që sipas gazetarit ndodhet ende në Shqipëri.

“Ka një shprehje në malësi që thonë se trim është ai që rrudh trurin jo ai që rrudh gishtin. Duhet një ndërhyrje që ngjarja të mos eskalojë, që të ketë hakmarrje apo një zinxhir vrasjesh të tjera. Ndërsa për sa i përket ngjarjeve të Lushnjes, për fat të keq, ne jemi një javë më vonë pasi ka ndodhur, është një ngjarje me kamera sigurie, që domethënë e kanë si film, është një ngjarje e zbardhur për prokurorin. E provuar si ngjarje, dihet se kush është, dhe të mos e kapësh dot ,lë shumë për të dëshiruar. Në Lushnje dihet kush vret, dhe nuk kapin dot vrasësit, mos të kapësh edhe këtë të kryetarit të bashkisë dhe të mos reagosh….Kush e ka penguar atë ditë policinë e shtetit të ngrinte në ajër helikopterin. Për çfarë e kemi helikopterin? Nga keq organizimi, apo keq menaxhimi i situatës?. Nuk dua të spekuloj sepse është ende herët, kryetari i bashkisë është rikthyer përsëri në zyrë. Dyshimet janë shumë të forta që kemi të bëjmë me një motiv të cilin nuk e thotë as kryetari i bashkisë, sepse pret ta thotë drejtësia, ndërkohë që drejtësia nuk ka kapur shoferin e tij. Kemi  një kryetar bashkie të mazhorancës të nëpërkëmbur e të tronditur, kemi një autor të pakapur vërdallë nëpër Shqipëri. Uroj që herët e tjera të vijmë me diçka më pozitive, dhe jo më me polici që nuk i kap dot autorët, me prokurori që sdi asgjë dhe pushon dosjet, dhe me opozitë dhe pozitë që fajësojnë njëri-tjetrin, dhe me kryeministër që thotë “kokat hënkshin”, këtu po vriten njerëz të pafajshëm nuk është kaq e thjeshtë. Pra prognoza e këtij fillim viti nuk është e mirë”, tha Hoxha.

Etiketa: artan hoxha
Pas

VIDEO/ I lodhur dhë bën veprime të çuditshme, Ibrahimoviç na hatiti të gjithëve sapo u fut në fushë ndaj Sampdorias

Para

Rrjeti i amortizuar i shpërndarjes, 4000 banorë mbeten pa energji elektrike: Sa herë prishet moti ndodh e njëjta gjë

Para
Probleme në rrjetin e shpërndarjes, prej 48 orësh 10 mijë banorë pa energji elektrike

Rrjeti i amortizuar i shpërndarjes, 4000 banorë mbeten pa energji elektrike: Sa herë prishet moti ndodh e njëjta gjë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius: Dy sisteme Patriot po përgatiten për Ukrainën

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.