I pyetur se kush e ka shoqëruar ish-deputetin Alqi Bllako në komisariatin e policisë, avokati i tij Sokol Hazizaj nuk dha një përgjigjie konkrete duke thënë se nuk i takon mbrojtësit ligjor që të jetë në dhomën e Këshillimit ku u dha masa e sigurisë.
Hazizaj theksoi se masën e arrestit me burg e mësoi në orën 1 të ditës së nesërme pas urdhërit të lëshuar, duke shtuar se Bllako sapo është njoftuar ka shkuar në komisariat.
Pyetje: Kush e ka shoqëruar deri në ambientet e policisë dhe orarin? Vendimi u dha në dy të natës…
Avokati: Në respekt të vendimit të gjykatës dhe ligjit, unë jam njeri i ligjit dhe duhet të jemi më të vëmendshëm për raportin e njeriut me ligjin.
Që nga momenti që jemi njohur me kërkesën e SPAK e deri te arrestimi të gjitha veprimet kanë qenë të mirëmenduara. Nuk kemi qenë të pranishëm as në vetëdorëzim…
Masa e sigurisë merret në dhomë Këshilli, dhe vleftësimi bëhet në praninë e mbrojtësit ligjor. Masa është marrë në fshehtësi dhe duhen kaluar procedura deri te ne.
Mos të ecim me idenë se avokatia nuk shkon drejt së drejtës.
Pyetje: Trupa policore duhet të ndiqte hap pas hapi Bllakon, ai nuk u gjet në shtëpi. Si shpjegohet?
Avokati: Që në momentin që është njoftuar për aktin e ekzekutimit, e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë orarin.
Kur kam paraqitur prokurën kam pasur rrebesh telefonash sa mu desh ta fik.
Pyetje: Në cfarë ore ishit në dijeni për masën e arrestimit pasi vetëdorëzimi i tij është bërë në orën 02:42 të natës?
Avokati: Në orën 1 të ditës së nesërme, ai në mesnatë. Ai sapo e ka marrë vesh është paraqitur në polici.
(E.D/faxweb.al)