Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka reaguar pas publikimit të skandalit se Greqia ka shpenzuar miliona euro nga ministria e Jashtme greke për të financuar me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit.
Idrizi kishte paralajmëruar që në janar të këtij viti shqiptarët për fondet e pista që hidheshin në media e portale kundër çështjes Çame e pro interesave greke, nga Fondi Sekret i Ministrisë së Jashtme greke.
Janë qindra mijera euro që jepen në aktivitete në Shqipëri, ndërsa ajo çka thuhet jo zyrtarisht nëpër korridoret e ministrisë së Jashtme greke, është fakti që për të bërë marrëveshjen mes dy vendeve, duhet të paguash mirë portalet shqiptare.
Postimi i plotë
(M.Q/Faxweb)