03:37 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush e porositi vrasjen e Oliver Ivanoviçit?

19:13 | 16/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush e porositi vrasjen e Oliver Ivanoviçit?

Gazetari dhe publicisti, Baton Haxhiu, ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviç ishte e porositur, e kryer nga profesionistë dhe rrjedhojë e një fryme dhe procesi të dështuar të dialogur mes Kosovës dhe Serbisë, të kontrolluar nga Aleksandar Vuçiç dhe të mospenguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Në Info Magazine të Klan Kosovës ai ka deklaruar se ai është viktima e parë e kundërshtimit të procesit të ndarjes së Kosovës, që sipas tij po diskutohet në Bruksel, dhe i radhës i vijës Kosovocentrike që po eliminohet, njofton Klan Kosova.

“Oliver Ivanoviç është një prej atyre serbëve që ka pasur trimëri brenda vetes. Është një prej njerëzve me të cilët ke mundur të debatosh, me gjithë mospajtimet e skajshme. Nuk ka qenë befasi për mua ngjarja e sotme. Ky është debakël i Bashkimit Europian dhe i SHBA-së, në një proces të gjatë që ka mbytur shpresën për qytetarët e Kosovës”.

“Është vrasje e porositur që mund të bëhet vetëm nga profesionistët”.

“Kjo vrasje është neveritëse dhe politikisht destabilizuese. Është pasojë e një procesi të kontrolluar kryesisht nga Aleksandar Vuçiç, i lejuar brutalisht nga SHBA dhe BE-ja, e pjesërisht edhe nga Rusia, që ka çuar në eliminimin e të gjithë linjës Kosovocentrike të serbëve”.

“Janë eliminuar të gjithë serbët në Kosovë që kanë qenë për bashkëjetesë dhe i është dhënë hapësirë e pafund Vuçiçit, duke menduar se nëse një njeri e ka në dorë krejt këtë punë, mund të zgjidhet më lehtë. Vija e pushtetit është tek ura në Mitrovicë. Përtej asaj udhëheqin bandat që lëvizin me vetura pa targa”.

“Oliver Ivanoviç është viktima e parë e kundërshtimit të procesit të ndarjes së Kosovës”. 

Në lidhje me vrasjen e politikanit serb ka reaguar edhe publicist Berat Buzhala, ai thotë se nuk e di se kush e ka vrarë Ivanoviçin por kjo gjë sipas tij nuk është e mirë për Kosovën.

Nga ana tjetër Berat Buzhala godet edhe politikën kosovare në lidhje me zhvillimet e fundit. Ai thotë se disponim për të destabilizuar Kosovën ka pasur edhe në Prishtinë po aq san ë Beograd.

‘M’falni, ama seriozisht nuk e di kush e ka vra Oliverin. Thjeshte e di qe kjo nuk eshte mire per Kosoven.

Perndryshe, javeve te fundit disponim per me destabilizu Kosoven ka pase edhe ne Prishtine, qaq sa ka pase edhe ne Beograd.

Njana prej menyrave me ardhe deri te destabilizimi eshte permes atentateve. Pastaj se kush e ngreh kamben e alltise ka shume pak rendesi.

Kuku per neve”, ka shruar në Facebook ai.

Kreu serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviç u vra sot para zyrës së tij në Mitrovicën veriore. Të shumta kanë qenë reagimet për vrasjen e tij, në Kosovë, Serbi por edhe Shqipëri. Liderët politikë kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

Delegacioni serb braktisi bisedimet në Bruksel dhe u kthye në Serbi ku Vuçiç mblodhi edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

(B.H/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: Baton Haxhiu-Ivanoviç
Pas

Raporti i Freedom House: Demokracia në krizë, Shqipëria pjesërisht e lirë

Para

Kurrë mos u lidhni me këto shenja! Çiftet më të tmerrshme sipas horoskopit

Para
Kurrë mos u lidhni me këto shenja! Çiftet më të tmerrshme sipas horoskopit

Kurrë mos u lidhni me këto shenja! Çiftet më të tmerrshme sipas horoskopit

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.