Presidenti Ilir Meta ka pohuar në Facebook se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj.
Dy gazetarët e aktualitetit Artan Hoxha dhe klodiana Lala kanë sqaruar në “Opinion” edhe shantazhimin ndaj zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi.
“Nuk di të jetë kërcënuar, duhet të kishte një denoncim zyrtar, nuk ka një denoncim zyrtar ende dhe nuk referohem tek fjalët edhe pse i thotë Presidenti i Republikës. Me sa më thonë, lidhet me një status tjetër që flet për një tjetër ambasador, që kontrollohet nga Engjell Agaçi. E ka fjalën për ambasadën italiane”, tha Lala.
“Deklarata që ka patur zëdhënësi i presidentit, ku është përmendur edhe emri i një punonjësi i ambasadës dhe përmendja e emrit të tij, e para ka qenë jo etike jo diplomatike. Nëse Guri i jep leje, ne jemi gati ta nxjerrim transitin e telefonatës. Na është premtuar një video përvëluese, na është thënë edhe për një video erotike dhe asgjë nuk kemi. Është kërkuar që të mos kërkohet emri i personelit të ambasadës. Është kërkuar që emri i personit, ti mund ti drejtohesh Ambasadës, por jo një personi”, tha Hoxha.
(F.GJ/FAXWEB.AL)