Ronaldo ishte mungesa më e madhe dje e Realit të Madridit në ndeshjen e Superkupës kundër Barcelonës, e megjithatë shokët e ekipit ditën t’ia dilnin dhe pa të.
Në ndeshjen e parë Reali arriti të fitonte 1-3 kundër Barcelonës dhe mbrëmë ishte pothuajse e mbyllur llogaria. E megjithatë të besuarit e Zidanes arritën të shënonin dy gola.
Ronaldo nuk mund ta shihte ndeshjen nga televiziori e duke qenë se kartoni i kuq i marrë në ndeshjen e parë se lejonte të ishte në fushë, ylli madrilen zgjodhi tribunën e ‘’Santiago Bernabeut” për ta parë ndeshjen.
Shoqëruar me të dashurën e tij Georgina dhe të birin, portugezi ka ndjekur plot grind rezultatin e ndeshjes.
Nga ana tjetër Georgina pavarësisht se është në pritje të ëmbël dukej mjaft në formë me një kanatiere të bardhë dhe pantallona xhins të shkurtra.
(E.K/SHUPLAKA)