Ka qarkulluar sot me shpejtësi një foto e kreut të LIBRËS Ben Blushi me të liruarin nga burgu, një nga të cilët Blushi e ka sulmuar ashpër në Kuvend, Lulzim Berishën.
Publikuar fillimisht nga portalet afër qeverisë, pas verifikimit, rezultoi se fotoja ishte e vërtetë por ajo që nuk u tha është se ishte bërë krejt rastësisht.
Blushi ka qenë duke kaluar në rrugë kur dy persona i kanë kërkuar foto, e cila është realizuar. Me gjasë Blushi nuk e ka njohur Lulzim Berishën që mbante edhe syze.
”Në fakt s’dimë të themi me siguri nëse personi në foto është Lul Berisha, por edhe nëse është ai (dikush të na ndihmojë ta konfirmojë ose jo), personat në fjalë u afruan dhe kërkuan të bëjnë foto, dhe as Ben Blushi as gjithë grupi prej 15 vetash që ishin aty nuk e njohëm personin në fjalë.
I kërkojmë ndjesë madje nëse s’është Lul Berisha dhe po abuzohet me imazhin e tij, por Libra nuk ka lidhje me bandat e Durrësit, ata që kanë lidhje janë pikërisht ata që i bëjnë këto skenare dhe i bëjnë lajme për të ulur imazhin tonë dhe për të fituar disa klikime. Niveli gazetarise 0.”, sqaronte koordinatorja e LIBRËS, Erida Kabashi.
Lulzim Berisha pasi doli nga burgu u kërkua të punësohej nga Vangjush Dako në Bashkinë e Durrësit.(V.G/SHUPLAKA)