Në vitin 2004 disa aktivistë të shoqërisë civile krijuan AKIP, Aleanca Kundër Importit të Plehrave, me synim moslejimin e importit të plehrave në Shqipëri.
Kësaj aleance iu bashkëngjit një faqe në Facebook e njohur si ‘Aleanca Kundër Importit të Plehrave’.
Faqja u krijua nga Elton Kacidhja, ish-pjesëtar i Lëvizjes ‘Mjaft’, tanimë Drejtor në bashkinë e Tiranës.
Elton Kacidhja ishte administratori kryesor i faqes, duke disponuar i vetmi e-mailin që i dedikohej faqes.
Adminstratorët e tjerë të faqes janë eleminuar sot nga faqja, duke mos iu lejuar më akses mbi faqen.
Administratorët e nxjerrë jashtë nga faqja e AKIP, thanë për Hashtag.al se duke nisur mëngjesi i ditës së sotme faqja nuk është më në duart e tyre.
Ata e lidhin këtë drejtëpërsëdrejti me çështjen e konteinerëve të zhdukur në Shqipëri.
Drejtuesit e AKIP, më herët kishin vendosur të kërkonin sqaronin këtë problem, duke vënë në lëvizje Prokurorinë.
Dy nga pjesëtarët e AKIP, Aldo Merkoçi, pjesë e Lëvizjes Proveting, dhe Kozara Kati kanë qenë kundër kësaj nisme.
Sipas AKIP, vjedhja e faqes është një komplot nga brenda lëvizjes, dhe kjo ka ndodhur në momentin kur AKIP do niste lëvizjen për të kërkuar informacion nga të gjitha insitucionet përgjegjëse.
Prandaj sipas tyre ky është një sulm për të mos lejuar që AKIP të kërkojë zbardhjen e kësaj çështjeje./Hashtag.al
(Aldo Merkoçi, anëtar i AKIP-it dhe njëkohësisht drejtues i MJAFT-it)