Janë arrestuar dy autorët e dyshuar të vrasjes në Kamëz ku i vdekur mbeti Agim Buçi, ndërsa e shoqja e tij Merita Buçi ndodhet në spital.
Ndërkohë burime nga policia për Fax News bëjnë të ditur se vrasësi është Vladimir Kurti, 28 vjeç nga Burreli, banues në Kamëz.
Autori kryesor Vladimir Kurti, ka pranuar krimin por s’ka dhënë detaje para hetuesve. Ndërkohë që autori tjetër i dyshuar është personi Rr.H.
Janë ngritur disa grupe policore që po kontrollojnë për gjetjen e armës.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në rrugën “OSBE” ku persona ende të paidentifikuar sulmuan me amrë duke vrarë 52-vjeçarin Agim Buçin dhe plagosur bashkëshorten e tij Merita Buçi 44 vjeçe. Pronari 52 vjeçar i dyqanit, baba i tri vajzave dhe një djali, është dërguar me urgjencë në spital i plagosur rëndë me plumb në gjoks, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas mbërritjes në vendngjarje, policia nisi mbledhjen e provave materiale, si dhe sekuestroi pamjet nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit të krimit.
Drejtoria e Policisë së Tiranës vendosi një shpërblim prej 500 mijë lekësh të reja për këdo që jepte informacione për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post