10:41 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush është 36-vjeçari fierak që u vra me çekiç nga miku i tij. Apeli i familjes pas zhdukjes (Video)

10:00 | 09/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është 36-vjeçari fierak që u vra me çekiç nga miku i tij. Apeli i familjes pas zhdukjes (Video)

Është zbardhur identiteti i kufomës së dekompozuar që u gjet dje në qytetin e Fierit, si dhe është arrestuar autori i ngjarjes.

Shtetasi që u gjet i vrarë është identifikuar si Kreshnik Beqiraj, 36 vjeç, banues në Fier. Prej shtatorit të vitit të kaluar ai ishte shpallur i zhdukur nga ana e familjarëve. Tezja e Beqirajt i bënte asokohe apel shtetit për gjetjen e nipit të saj, teksa shprehej se familja e tij ndodhej në Gjermani dhe nuk mund të kthehej për shkak se nuk kishte dokumenta.

Ajo tregonte se Kreshniku ishte një djalë i rregullt dhe se nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme në familje.

Ndërkohë nga ana e organeve hetimore është bërë e mundur identifikimi e ndalimi i autorit të  vrasjes Albert Zekaj, 32 vjeç,  banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.

Familjarët janë shprehur se Albert Zekaj ka qenë personi i fundit që ka takuar Beqirajn. Vetë autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është shpërngulur drejt Tiranës ku ka jetuar me miq të tjerë. Dje gjatë marrjes në pyetje Zekaj i ndodhur përballë fakteve ka pranuar autorsinë dhe ka treguar vendin se ku ndodhej trupi.

Nga verifikimet që ka kryer Prokuroria Beqiraj ishte i punësuar në një servis makinash. Autori ka thënë se nuk e mban mend se pse e ka vrarë mikun e tij, madje shprehej i habitur se pse ka shkuar në këtë pikë situate. ‘’Jam i turbullt, trupin e kam fshehur në Daullas”, është shprehur dhe Zekaj.

Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Zekaj u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ku pas marrjes në pyetje ai  pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit.

– një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin;

– mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: Fierkreshnik beqirajkufome
Pas

Vrau mikun e tij me çekiç dhe e futi trupin në valixhe, çfarë tha autori në Polici: E kam fshehur…

Para

Njihuni me milionerët e Bitcoin-it: Kishin investuar pak para, sot bëjnë jetë përrallore (Foto)

Para
Njihuni me milionerët e Bitcoin-it: Kishin investuar pak para, sot bëjnë jetë përrallore (Foto)

Njihuni me milionerët e Bitcoin-it: Kishin investuar pak para, sot bëjnë jetë përrallore (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

Trump shpall tarifa të reja ndaj BE-së: Reagojnë Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia

“Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

Propozohet kufizim të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane! Mbështetje dhe kritika

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.