Mehdi Kavaja rreth 60 vjeç është gjetur pa shenja jete në punishten e tij në lagjen Tophane të Shkodrës ku ai bënte riparime bravash të automjeteve.
Fillimisht u mendua se vdekja ka qenë për shkaqe natyrale, por pas hetimit të kryer nga ana e policisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i dhunës se ushtruar ndaj tij. Ku është konstatur një vrime në kokë dhe pas autopsisë është gjetur edhe një plumb brenda.
Kane qenë familjarët e tij që kanë gjetur 60 vjecarin të pa jetë në punishten e tij dhe kanë njoftuar policinë e cila ka bërë edhe transportimin e trupit me anë të ambulancës në spitalin e Shkodrës.
Mehdi Kavaja kishte vite qe kishte punishten në lagjen Tophane ku kishte edhe shtepinë, por nuk kishte konflikte me askënd. Ai njihej si mjeshtër në riparimin e bravave të automjeteve. Ende nuk ka nje piste rreth shkaqeve te kesaj ngjarje. Policia e Shkodres ka nisur hetimin. Familjaret e kane gjetur te pa jete.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post