Mëngjesin e sotëm një 28 vjeçar hapi zjarr mbi disa të huaj me ngjyrë dhe la 6 persona të plagosur.
Policia ka arrestuar Luca Trainin si autor të ngjarjes.
Traini ishte kandidat për zgjedhjet lokale të 2017 për këshillin e qytetit të Korridonisë me forcën e Lega Nord. I lindur në vitin 1989, në kohën e arrestimit, atij iu gjet një armë.
Francesco Clerico, pronari i palestrës ku shkonte më parë 28-vjeçari tha se ai është racist dhe ekstremist, e se për këtë e kishte dëbuar nga palestra.
“Traini ndaloi makinën para Monumentit në Macerata, doli duke mbajtur në qafë flamurin italian, pasi qëlloi mbi emigrantët, bëri përshëndetjen fashiste dhe thërri “Viva Italia”. E largova në muajin tetor. E njohja prej dhjetë vitesh por kohët e fundit, qëndrimet e Trainit ishin gjithnjë e më ekstremiste, bënte përshëndetjen romake dhe shaka raciste.
Unë kisha kohë që e dija se ai kishte një armë. Miqësitë e gabuara e kanë shkatërruar atë, këto qarqe ekstremiste dhe një situatë katastrofike familjare,”- rrëfeu pronari i palestrës.
Sipas Clerico ai nuk kishte krijuar kurrë probleme në palestër. Ai gjithashtu kishte miq të zinj.
Sipas mediave italiane 28-vjeçari ka shkuar te psikiatri për shkak të problemeve që kishte.
Ai kishte një situatë katastrofike familjare: babai i tij ishte zhdukur kur ishte fëmijë dhe nëna e tij, me probleme të mëdha, e kishte dhunuar atë disa herë . Luca jetoi me gjyshen e tij.
Kohët e fundit ai kishte humbur një vend pune.
Por mediat hamendësojnë se veprimi i tij mund të ketë lidhje edhe me vrasjen e Pamela Mastropietro, vajzës 18-vjeçare nga Rumania, trupi i së cilës u gjet në copa në Maceratese.
Ajo u gjet e masakruar të mërkurën, një ditë pasi ishte parë në shoqërinë e një nigeriani. 29-vjeçari u arrestua me dyshimin se ai ka kryer krimin makabër. Luca Traini i qëlloi personat kryesisht në zonën ku u gjet trupi i Pamelës.
(F.M/Faxweb)