17:55 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kush është ai plehra? Ti do bësh propagandë?”, aktori tregon përvojën e vet në emisionin e njohur të humorit

12:39 | 25/03/2018
në Aktualitet, ShowBiz, Te Gjitha
0
“Kush është ai plehra? Ti do bësh propagandë?”, aktori tregon përvojën e vet në emisionin e njohur të humorit

Ai është një nga aktorët më të dashur në Apartamentin 2XL, show i humorit që argëton çdo të martë shqiptarët.

Visjan Ukcenaj, “laçiani më i famshëm” zbuloi për herë të parë në Ora Neës se karrierën e tij e ka nisur me Portokallinë, por gjërat nuk kishin shkuar mirë.

“Unë kam qenë në Portokalli në 2007 dhe jam futur në skenë, ka qenë dhe Agroni, se kam thënë asnjëherë këtë në televizion po e them tani për herë të parë meqë jemi në BOOM.

Dhe dola, atëherë Agron Llakaj, e kishte bërë që aktorët të dilnin nga publiku, dhe unë punoja bashkë me një nga Elbasani, sa kisha mbaruar gjimnazin.

Punuam materialin një muaj e ca, prita unë të më vinte rradha dhe dola. Kush do bëjë një barcaletë, se kështu na fusnin atëherë, këta të dështuarit hajt ti testojmë po kërcitën mirë, po nuk kërcitën ec në shtëpi.Dal aty, kisha mësuar materialin, kisha punuar një muaj e gjysmë dhe më dukej sikur kisha ikur në Hollivud dhe po merrja Oskar.

Dal në skenë, e bëj numrin dhe kishte shumë reagime, atëherë ishte Portokallia tek ish-Ekspozita. Më pyet Goni mua, sapo kisha konkuruar dhe në Akademi, sepse nuk kam fituar një vit në Akademi.Më pyet Agroni çfarë bën ti? I thashë, kam konkuruar në Akademi dhe se kam fituar. Po pse, tha, kush janë këta plehrat që nuk ta dhanë? E tha në një mënyrë më të moderuar. Se ti e meriton. Po ja, i thashë, nuk ma dhanë. Çfarë ti bëj. Më duartrokiti publiku dhe u ula.

Prit të dielën unë, kisha lajmëruar gjithë fisin, ku janë, ku nuk janë. Del Visjani, babi, del çuni në Portokalli. Prit të dielën (tregon krahun).Të dielën Altini e kishte prerë materialin dhe unë u shokova, u mërzita shumë. Shkoj të hënën që fillonin këta provat, shkoj atje dhe i them çfarë ka ndodhur? Ishte nervoz direkt dhe tha: Pse ti do të bësh propagandë për tu futur në Akademi me Portokallinë?

Unë nuk bëra propagandë, i thashë, më pyetën çfarë ke bërë? I thashë kam konkuruar dhe nuk e kam fituar. Jo, tha, mbaro shkollën njëherë pastaj flasim. Kjo është dalja e parë në Portokalli, e hëngra një kështu dhe më ka bërë mirë. Më mirë avash avash gjërat, e mira do vijë.”

Pas

Nis tarifa në Rrugën e Kombit, qytetarët reagojnë: Është e shtrenjtë!

Para

E lexojmë çdo ditë, por e dini historinë e vërtetë të horoskopit?

Para
Sa inteligjentë jeni sipas shenjës së horoskopit

E lexojmë çdo ditë, por e dini historinë e vërtetë të horoskopit?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në Lezhë, surprizohet gjatë numërimit të votave

Seanca të dështuara çdo 48 orë, propozimi i Vetëvendosjes: Të mblidhemi një herë në javë

Samiti Ekonomik në Tiranë/ Dhëndri i Trump, Jared Kushner: Edi Rama, politikan i zoti! Aeroporti i Vlorës, mundësi e madhe dhe për rajonin! Do ndërtojmë diçka spektakolare në Sazan

Gjirokastër/ GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati! Sipas SPAK-ut i kanë mbetur edhe 6 muaj burg

“Investoni në Shqipëri”, Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, do të futet në Bashkimin Evropian

Numërimi i votave nga Greqia/ PS thellon diferencën dhe mund të përmbysë rezultatin në Lezhë, PD konteston dhe nuk njeh rezultatin përfundimtar

Nesër ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Udhëtojnë drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë. Të pranishëm edhe Begaj e Hasani

‘Jam miku i djalit tuaj’, mashtronte qytetarët dhe u merrte deri në 1000 euro, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.