11:27 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kush është Aleksi, hajduti i karburanteve që terrorizoi Shqipërinë

16:28 | 05/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është Aleksi, hajduti i karburanteve që terrorizoi Shqipërinë

Aleks Prifti, 41-vjeçar nga Berati i cili terrorizonte punonjësit e karburanteve dhe i grabiste me armë e dhunë u arrestua sot nga policia.

Vetëm 3 ditët e fundit, Prifti kishte kryer 7 grabitje, ku kryesisht përdorte silenciator. Por kush është i akuzuari për një sërë grabitjesh?

Prifti ka lindur në Urën Vajgurore, Berat dhe banues në Tiranë. Ai u arrestua pas një bashkëpunimi mes Drejtorive të Policisë Durrës, Bera e Fier si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Prifti njihet si person me precedentë të mëparshme kriminale, për vjedhje, plagosje me armë të ftohta dhe armë zjarri e gjobëvënie. Po ashtu ai rezulton me precedent kriminal edhe në Greqi, Belgjikë e Itali.

DETAJET E POLICISË PËR OPERACIONIN E SOTËM

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Fuel thieves “.

Policia arreston grabitësin e disa karburanteve me armë e dhunë, të ndodhura ditët e fundit në disa qytete të vendit.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkërendim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durres, Fier, Berat dhe Elbasan, organizuan dhe zhvilluan operacionin policor “Fuel thieves “ për zbulimin dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të një shtetasi me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, i cili lëvizte me një automjet tip “HONDA”, të marrë me qera dhe nën kërcenimim e një arme zjarri pistoletë me silenciator, kryente “Vjedhje me dhunë” dhe “Vjedhje me armë” kryesisht në pikat e karburantit në akset rrugore të këtyre qarqeve si dhe në dyqane bizhuterish, ku brenda 3 diteve të fundit arriti të kryente 7 ( shtatë ) vjedhje më armë e dhunë.

Pas një pune hetimore intensive dhe profesionale, duke përdorur të gjitha mjetet dhe metodat tekniko shkencore për të vërtetuar veprimtarinë e tij kriminale, të kryer nga Komisariati i Policisë Lushnje, Kavajë dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, u bë i mundur identifikimi dhe vendndodhja e personit të dyshuar si autor i këtyre ngjarjeve.

Si rezultat i operacionit të zhvilluar në Durrës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-A.P, 41 vjeç, lindur në Urën Vajgurore, Berat dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas është i njohur si person me precedente të mëparshme kriminale, për vjedhje, plagosje me armë të ftohta dhe armë zjarri e gjobëvënie.

Gjithashtu ky shtetas është person me precedent kriminal edhe në Greqi, Belgjikë e Itali.

Gjatë datës 01, 02, 03 dhe 04 Gusht 2017, ky shtetas ka kryer 7 vjedhje me armë dhe dhunë në disa pika karburantesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë si edhe ka tentuar të vjedhi me armë një argjendari në qytetin e Lushnjes.
Konkretisht:

1.Në datën 01.08.2017, rreth orës 22:00, në fshatin Portëz, Fier, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

2.Në datën 02.08.2017, rreth orës 14:18, ka kryer vjedhjen me armë ( pistoletë ) të mbetur në tentativë të një argjendarie në qytetin e Lushnjes.

3.Në datën 02.08.2017, nën kërcënimin e një arme ( pistoletë) ka tentuar të vjedhë një pikë karburanti në qytetin e Cërrikut.

4.Në datën 03.08.2017, rreth orës 22:15, ka krer vjedhje me armë ( pistoletë ) të një pike karburanti në Maminas, Durrës.

5.Në datën 04.08.2017, rreth orës 05:08 në fshatin Bardhas, Peqin, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

Në datën 04.08.2017, rreth orës 05:12, në fshatin Karinë, Peqin, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

Në datën 04.08.2017, në orën 05:25, në Rrogozhinë, ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një arme, një tjetër pikë karburanti.

Nga hetimet e kryera rezultoi se autori i këtyre veprave penale, në momentin e kryerjes së grabitjeve, targat e automjetit i mbulontë me shirit natriban me qëllim që të mos identifikohej para këtyre subjekteve.

Gjithashtu më datën 26 Qershor 2017 në Berat, ky shtetas së bashku me vëllain e tij kërcënojnë për marje pasurie një shtetas, (vepër për të cilën vëllai është arrestuar, ndarsa ky shtetas u shpall në kërkim).

Kapja e këtij personi është bërë mbrëmjen e djeshme në Durrës dhe më pas është transportuar për në Lushnje ku dhe janë kryer veprimet për arrestimin e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj vprimtarie kriminale të këtij shtetasi.

Njëkohësisht po vijon puna në bashkëpunim me partnerët tanë në Itali, Belgjikë e Greqi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij personi. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Aleks Prifti
Pas

90% e vendit në rrezik nga zjarret, flakët dalin jashtë kontrollit në Ardenicë

Para

Zjarret dhe tragjeditë në bregdet, Petrit Vasili: Bilanc i rëndë lufte, ç’lidhje ka Rama me këtë vend? Turist është

Para
Dy orë para mbledhjes së Këshillit, Vasili: Projekti i Bashkisë për ujin të bëhet publik, LSI në krahë të shtresave në nevojë

Zjarret dhe tragjeditë në bregdet, Petrit Vasili: Bilanc i rëndë lufte, ç’lidhje ka Rama me këtë vend? Turist është

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të shtena me armë në Institut, plagoset një person

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e popullsisë palestineze

Zjarr i madh në Pilur të Himarës, digjen 650 hektarë, forcat e emergjencës vijojnë punën

Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe shkatërrohen mijëra bimë narkotike

Trupi pa shenja jete në lumin Shkumbin, identifikohet viktima

Teherani hedh poshtë pretendimet izraelite për sulme me raketa

Përplasje me armë zjarri në Golem, plagoset 22-vjeçari

Izraeli paralajmëron hakmarrje të ashpër ndaj Iranit pas shkeljes së armëpushimit

Evropa kërkon të luajë rol në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

Çmimi i naftës bie pas lajmit për armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.