Hakmarrjet për pazaret e drogës në Mirditë nisën që prej ekzekutimit të Sajmir Jakut, ish drejtor i OSHEE-së për Veriun, i cili u vra paraditen e 9 shtatorit të vitit 2016. Disa muaj më vonë, më 28 prill 2017, u vra Gasper Reçi më Romë, Itali në kuadër të hakmarrjeve që lindën nga një konflikt mes dy familjeve me influencë në qytetin e Rrëshenit.
Më 6 shtator 2017, u ekzekutua Kreshnik Gjini (nipi i Sajmir Jakut) në Belgjikë. U duk sikur zinxhiri mori fund këtu, derisa më 12 Gusht 2019, u qëlluua me breshëri plumbash Tonin Gjini në Rrëshen. Nuk kaluan shumë muaj, kur më 27 Janar 2020 u vra edhe Kastriot Reci në Rrëshen.
Shpërthimi me tritol me datën, 15 Shtator 2020, po ashtu dyshohet të ketë lidhje me zinxhirin e hakmarrjeve pasi shënjestra ishte Preng Gjini, 51 vjeç, vëllai i Armando ose Tonin Gjini. Ai arriti ti shpëtoj atentatit në mes të kryeqytetit , ndërkohë që makina e tij u shkatërrua krejtësisht.
Sakaq ditën e sotme (15.12.2020) është ekzekutuar me armë zjarri Anton Keli, nipi i Tonin dhe Preng Gjinit, të njohur si pjesë e grupit të Met Kananit. 51-vjeçari Anton Keli mësohet se është qëlluar teksa ishte në makinën e tij nga persona ende të paidentifikuar dhe ka ndërruar jetë në spital.
Vrasja e Sajmir Jakut- Dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje drejtuesin e linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE Saimir Jakun ndërkohë që një tjetër person mbeti i plagosur. Jaku është qëlluar me kallashnikov , teksa ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit bashkë me një shok të tij. Autorët braktisën automjetin tip “Benz-Mercedes” në fshatin Gallatë të Kurbinit ku e kanë djegur dhe më pas u larguan.
Vrasja e Gasper Reçit – Një shqiptar është ekzekutuar më 4 plumba në Romë. Gasper Reci, 43 vjeç nga Rrësheni është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23: 30 në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet në atë kohë nuk u arrit të identifikohej asnjë person si i dyshuar për atentatin, pasi në momentin që është vrarë shqiptari nuk ka pasur asnjë person në vendngjarje.
Në momentin që është qëlluar në banesën e Reçit ka qenë vetëm vajza e tij. Edhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, Gasper Reçi nuk ka mund të shpëtojë, pasi plagët e marra i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte disa precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Vrasja e Kreshnik Gjinit – Kreshnik Gjini 31 vjeç u ekzekutua mesnatën e 6 shtatorit 2017 në komunën Forest të Belgjikës. Ai u qëllua me dy plumba nga dy persona të maskuar dhe të panjohur. E gjithë ngjarja ndodhi para syve të koleges së tij të punës, Liliane.
Kreshnik Gjini punonte kamarier në një lokal në Saint-Denis. Mbrëmjen e së martës, ai mbylli llogaritë e xhiros ditore, kyçi biznesin dhe u largua me kolegen e tij. Këtë të fundit do ta shoqëronte me makinë në shtëpi, pasi nuk kishte mundur të arrinte tramvajin e fundit mbrëmjen e së martës. Të dy shkuan drejt parkingut ku shqiptari kishte makinën. Sapo 31-vjeçari u fut në automjet, aty u shfaqën dy persona të maskuar. Ata e qëlluan me dy plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Dyshohet se vrasja e Gaspër Reçit të jetë bërë si hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut, ndërsa vrasja e Kreshnik Gjinit të jetë bërë në hakmarrje të vrasjes së Gaspër Reçit. Në secilën ngjarje morën pjesë dy autorë, por për asnjërën prej tyre nuk është ndaluar apo arrestuar njeri deri më tani.
Vrasja e Armando Gjinit – Armando Gjini, i cili u ekzekutua në Gusht të 2019-ës, me armë zjarri në qendër të Rrëshenit, njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar”, për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike. Pikërisht pas vrasjes së tij dyshohet të ketë qenë Kastriot Reçi, i cili u ekzekutua gjatë ditës në muajin Gusht.
Vrasja e Kastriot Reçit – 47-vjeçari u ekzekutua pranë lokalit të tij në qendër të Rrëshenit, teksa ishte duke ecur me këmbë. Sipas dëshmitarëve në drejtim të Reçit është qëlluar me snajper, duke e bërë atë viktimën e dytë brenda familjes. Reçi ishte pronar i një televizioni lokal në Mirditë, si dhe dyshohet se ka pasur influencë mbi disa biznese të tjera në zonë.
Atentati ndaj Preng Gjinit – Një eksploziv C4, që aktivizohet në distancë dyshohet se iu vu automjetit “Benz A Class” me të cilin po udhëtonte Preng Gjini në zonën e Vasil Shantos. Dyshohet se është aktivizuar me celular dhe ka shpërthyer duke e lënë në gjendje të rëndë shoferin, i cili po lufton me vdekjen në spitalin e Traumës.
Vrasja e Anton Kelit: Nipi i Tonin dhe Preng Gjinit, të njohur si pjesë e grupit të Met Kananit u ekzekutua ditën e sotme në Rrëshen. 51-vjeçari Anton Keli mësohet se është qëlluar teksa ishte në makinën e tij nga persona ende të paidentifikuar dhe ka ndërruar jetë në spital./ (M.Q/Faxweb.al)