Arben Xhetani jo vetëm u ka siguruar makinën autorëve të krimit, por dyshohet se ka ruajtur edhe ish-policin para ekzekutimit. Xhetani ka parë lëvizjet e Arben Bilalit, mesditën e 30-janarit, kur ai sapo kishte dalë nga banesa.
Policia e Tiranës ka arrestuar Arben (Tirana) Xhetani, personi që dyshohet se ka bashkëpunuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në 30 janar të 2019-së. Mësohet se Arben Xhetani jo vetëm u ka siguruar makinën autorëve të krimit, por dyshohet se ka ruajtur edhe ish-policin para ekzekutimit. Xhetani ka parë lëvizjet e Arben Bilalit, mesditën e 30-janarit, kur ai sapo kishte dalë nga banesa.
Foto pas vrasjes së ish-policit
Arben Xhetani ka qënë më parë i ndaluar dhe shoqëruar për disa ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur në Tiranë dhe Durrës. Xhetani është arrestuar disa vite më parë për një sasi droge. Gjithashtu ai është ndaluar edhe për një sherr që ka ndodhur në kryeqyet, por i ka shpëtuar dënimit.
Arben Xhetani dyshohet se ka lidhje me një grup kriminal në Tiranë dhe është porositur për të gjetur makinën e autorëve, pikërisht nga ky grup. Policia e Tiranës tregohet e rezervuar për emrin e Arben Xhetanin, por mësohet gjithashtu se ai është shoqëruar edhe për një ngjarje kriminale që ka ndodhur në Durrës, por nuk u gjetën prova./Mapo.al