Pas ngjarjes së rëndë të mbrëmjes së djeshme tek Pediatria ku mbeti i vrarë më 4 plumba, Devi Kasmi 41-vjeç, një tjetër ngjarje ka ndodhur në Lushnjë.
Policia raporton se ka patur të shtëna me armë në drejtim të shtëpisë së Arjan Aliços.
Aliço ndodhet në burg, pasi akuzohet për një ngjarje të vitit 2016, ku në 11 qershor ai bashkë me një shokun e tij, kanë tentuar të vrasin me thikë një 36-vjeçar.
Arjan Aliço, 55 vjeç, njihet si pjesëtar i bandës së Lushnjës, te Aldo Bares.
Aliço ndodhet në burg për akuzën e “tentativës së vrasjes” dhe “plagosjes së rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Nga të shtënat me armë nuk ka patur të lënduar.
(F.G/Faxweb)