14:31 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

KUSH është Astriti, piktori me Lice që e ushtron pasionin rrugëve. Si ua fshin rrudhat njerëzve

09:49 | 06/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
KUSH është Astriti, piktori me Lice që e ushtron pasionin rrugëve. Si ua fshin rrudhat njerëzve

Astritin mund edhe ta keni ndeshur rrugëve të Tiranës, apo qyteteve të tjera ku ai ndalet me pasionin për portretet. Me shpirtin e palodhur ai tregon sesi është kthyer nga Athina dhe prej disa kohësh shkon nga një qytet në tjetrin për të ushtruar profesionin e tij. 

Artisti tregon po ashtu se njerëzit sido që të jenë i vizaton në qeshur, qofshin këta edhe me rrudha në ballë të shkaktuara nga rrëzimet e jetës.

“Një njeri të mërzitur unë e vizatoj gjithnjë të qeshur. Ia fshij rrudhat në ballë të shkaktuara nga rrëzimet e jetës, ia heq vragat dhe i kthej rininë. Kënaqësia më e madhe në punën time është që buzëqeshjen e një fëmije, e një nëne apo të një gjyshi ta hedh në letër ku do jetojë përgjithnjë. Edhe pse liceun e kisha përfunduar në vitin 1985, vetëm pas 10 viteve fillova të pikturoj në rrugët e Athinës, dalëngadalë pasioni dhe ëndrra ime u kthye në profesion.

Kam disa vite që jam kthyer dhe bëj të njëjtën gjë këtu, nga njëri qytet në tjetrin, njerëzit kanë filluar ta vlerësojnë punën që bëj dhe dita ditës shtohen ata që kërkojnë tu bëj portrete ose piktura të ndryshme. Ne piktorët dalim në natyrë, marrim dritën me gjithë këndet e saj, marrim natyrën me gjithë elementët e saj dhe me të gjitha këto mbushim dhomën tonë të errët ku pikturojmë, në dallim nga politikanët që errësirën e dhomave dhe shpirtit të tyre e nxjerrin dhe ia japin natyrës dhe njerëzve.

Problemi me shqiptarët ndonjëherë është që mendojnë se ne që lodhemi e punojmë e kemi gabim, e ata që vjedhin e mashtrojnë e kanë mirë. Por do na kalojë. Dikur do dalë dielli mirë edhe në këto vise dhe do e shohim qartë njeri tjetrin. Hajdutin do e përcmojmë dhe punëtorin do e adhurojmë”, ka treguar për ”Nisma Thurje” Astriti. (E.K/FAXWEB)

Etiketa: astritihistori njerezorepiktori
Pas

GEORGE SOROS NË EVAZION FISKAL, mediet italiane publikojnë detajet e skandalit ”Paradise Papers”

Para

Zbulohet “lidhja” mes velinës dhe Eduard Ndocajt, çfarë thotë bukuroshja

Para
Zbulohet “lidhja” mes velinës dhe Eduard Ndocajt, çfarë thotë bukuroshja

Zbulohet "lidhja" mes velinës dhe Eduard Ndocajt, çfarë thotë bukuroshja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngjarje e rëndë në Maliq/14-vjeçari plagos me thikë një tjetër të mitur

‘Jemi në epokë të re, por të paqëndrueshme’, Starmer në Tiranë: Rusia po luan lojëra! Nëse nuk ulet në tryezën e bisedimeve duhet të paguajë çmimin

Meloni: Urime Edit për rizgjedhjen tërësisht të papritur

“Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane

Macron uron Ramën për fitoren: Urime për rezultatin, rrugëtimin europian dhe besim që shpreh tek Europa

Deklaratë nga PD: Qeveria shkel ligjin për të blerë vota përmes investimeve publike

Negociatat në Turqi/ Zelenksy: Putin dërgon delegacion me kokëboshë! Europa duhet t’i bëjë më shumë presion

Presidenti i Këshillit Europian nga Tirana: Po minohet rendi botëror, siguria e Ukrainës është siguria e BE

“Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/Hyrje Kreative për Liderët e Europës”(VIDEO)

‘Fushata jonë ishte BE, identitet, përkatësi’, Rama: Europa ka qenë e pranishme më shumë se kurrë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.