15:49 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kush është aty brenda e njeh shumë mirë”, Fatmir Xhafaj plas ‘bombën’: Kam pasur komplote nga brenda PS-së

16:26 | 07/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zyrtari gjerman flet për rastin ‘Xhafaj’: Sjellja e ministrit…

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka thyer heshtjen lidhur me vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në qeverinë Rama ndërsa për herë të parë ka pranuar dyshimet se ka pasur ndaj tij komplote edhe nga brenda mazhorancës.

Xhafaj ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që pas sulmeve ndaj tij dhe largimit nga posti i ministrit të Brendshëm, të fshihen dhe persona brenda maxhorancës por në asnjë rast ai nuk pranon të përmend emra.

Xhafaj është treguar i përmbajtur në këtë pjesë duke argumentuar se preferonte që helmin brenda familjes së tij politike ta tres e jo ta shes.

“Nuk dua ta besoj që gjërat kanë arritur deri këtu, por për hir të së vërtetës edhe e mendoj. Kam dëgjuar shumë në këtë aspekt nga shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Ndoshta ka edhe të vërteta në këtë histori, por preferoj që helmin brenda familjes sime politike ta tres dhe jo ta shes”, ka thënë Xhafaj.

Xhafaj deklaron më tej se në Partinë Socialiste ku ai bën pjesë, ka persona që  nuk ndajnë vlera të përbashkëta, dhe se mirënjohjen e kanë thjeshtë slogane fjalimesh.

Më tej ish-ministri deklaron se kush është brenda kësaj partie e njeh shumë mirë këtë pozicione tij në këtë aspektndërsa falenderon miqtë e tij brenda dhe jashtë PS-së pa të cilët thotë ai, nuk do ta tejkalonte gjithë situatën që u krijua ndaj tijpër shjkak të të vëllait

“Si në çdo bashkësi politike, edhe kjo ku unë bëj pjesë nuk është imune nga disa “vese” apo nga individë që nuk ndajnë qëllime e vlera të përbashkëta me këtë forcë politike dhe që solidaritetin apo mirënjohjen i kanë thjesht slogane fjalimesh. Nuk më vjen mirë për këtë, sigurisht, por ky është realiteti ku jetojmë dhe këtij realiteti unë jam përpjekur t’i qëndroj ashtu si meritohet. Me integritet dhe ndershmëri. Kush është aty brenda, e njeh shumë mirë këtë pozicion tim. Jam i lumtur që kam pasur mbështetjen e miqve të mi të shumtë brenda dhe jashtë PS-së, pa mbështetjen e të cilëve nuk do ta kisha të lehtë ta kaloja këtë situatë të vështirë personale dhe familjare. Situata të tilla të bëjnë të testosh veten, forcën dhe karakterin që ke, familjarët por edhe miqtë e tu. Test ky që siç e shoh dhe siç thonë, u kalua me sukses”, tregon Xhafaj.

Por cili është roli i kryeministrit Edi Rama në gjithë atë çfarë ndodhi rreth dy vite më parë?

Xhafaj ka deklaruar se Rama ka qenë avokat i së vërtetës në çështjen e akuzave për vëlliaj e tij për çështjen “Babalja”.

“Po flasim për çështjen konkrete dhe deri në momentin që unë u largova nga detyra. Në këtë kontekst në vlerësimin tim Kryeministri Edi Rama në këtë çështje ka mbajtur një qëndrim realist si nga pikëpamja institucionale, ashtu edhe ajo njerëzore e personale. Ne i kemi vlerësuar disa qëndrime realiste të bëra publike prej tij në lidhje me çështjen e dënimit të tim vëllai, përdorimit të tij politik dhe sulmeve të pabaza nga opozita.

Është plotësisht në të drejtën dhe detyrimin ligjor e institucional të një kryeministri që në mënyrë të pavarur, me kanalet e tij, të marrë informacionet e nevojshme në raste të tilla. Në dijeninë time ai ka kërkuar informacion edhe më parë në vitet 2015 – 2016 kur opozita ka formuluar akuza ndaj meje lidhur me vëllain tim dhe atij si kryeministër i është dashur të shprehet publikisht për këtë gjë. Kam gjithë mirëkuptimin mbi atë që ai bëri si kryeministër edhe në këtë rast në lidhje me marrjen e informacionit të nevojshëm mbi vërtetësinë e materialit të audio-regjistrimit.

E vërteta që rezultoi nga këto verifikime të bëra nga struktura ndërkombëtare, por edhe nga ai vetë në institucionet ligjzbatuese të vendit nuk mundet të konsiderohet kurrsesi si mbështetje (e pajustifikuar) kundrejt meje. Në këtë çështje Edi Rama ka qenë avokat i së vërtetës. Nëse e vërteta do të ishte ndryshe, nuk do kishte nevojë për asnjë lloj akti prej tij si kryeministër në raport me mua, pasi do të isha unë vetë ai që do të merrte vendimet e duhura e të përgjegjshme”, thekson Xhafaj.

Pas

“Nuk do presim ta shkatërrojnë krejt Atdheun”, Meta takon 90-vjeçarin në Postribë: Qeveria do të ketë frikë (VIDEO)

Para

Morata-Joao Felix! Ateltico përmbys Sevillan për 5 minuta (VIDEO)

Para
Morata-Joao Felix! Ateltico përmbys Sevillan për 5 minuta (VIDEO)

Morata-Joao Felix! Ateltico përmbys Sevillan për 5 minuta (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Matura Shtetërore/ Nota e Matematikës është gati, maturantët mund të kontrollojnë rezultatet

Ekuador/ Krimineli i rrezikshëm “Fito” ekstradohet në SHBA, ishte arratisur nga burgu

Golemi pa ujë, reagim nga ujësjellësi: Problemi, linjat e dëmtuara

Erion Braçe dorëzon në Kuvend dokumentin për strategjinë kombëtare kundër dezinformimit, pas 14 muajsh punë

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme

U kapën me doza kokaine dhe kanabisi, arrestohen dy të rinj në Dhërmi dhe Vlorë

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes flet për fatin e uraniumit në centralet e goditura

Kavajë/ Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Durrës/ U kap në flagrancë në banesën ky kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet 35-vjeçari.

Publikohen rezultatet e fazës së parë për drejtuesin e BKH, 7 kandidatë kalojnë më tej

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.