07:27 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kush është avokati i njohur që do të përfaqësojë Thaçin në Hagë, zbardhet emri

16:34 | 10/07/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jap dorëheqjen nëse…”, Hashim Thaçi flet për aktakuzën për vrasje të paligjshme dhe krime lufte: Zoti e bekoftë Kosovën

Pas dorëzimit të aktakuzës kundër tij, Hashim Thaçi do t’i nisë së shpejti udhëtimet për në Hagë. Atje do të intervistohet të hënën si ish-drejtor politik i UÇK-së, dhe do të mbrohet nga avokati kroat, Luka Misetiq. Avokati Misetiq, që ka përvojë në mbrojtjen e pjesëtarëve të luftërave të Jugosllavisë, pritet të jetë avokat i presidentit Hashim Thaçi gjatë proceseve në Hagë.

Ai është në listën e 40 juristëve të akredituar, të cilët mund të përfaqësojnë të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash ose këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para Dhomave të Specializuara.

Kroati tashmë ka nisur “mbrojtjen” publike të presidentit Thaçi. Pas njoftimin se Prokuroria e Hagës ka dorëzuar aktakuzë kundër Thaçit, Misetiq shkruante se Thaçi ka të drejtë dhe e lidhte njoftimin për dorëzim të aktakuzës si interferim në takimin në Shtëpinë e Bardhë, ku do të shkonte Thaçi për rinisje të dialogut me Serbinë.

“Thaçi ka të drejtë. Thembra e Akilit në drejtësinë ndërkombëtare për afro 30 vjet kanë qenë akuzat për interferim politik. Kështu që, cili është hapi i parë i madh i Zyrës së Prokurorit të Specializuar? Zbulimi i një informate të rëndësishme vetëm për ta ndaluar një proces paqësor politik. Fillim i keq për Gjykatën Speciale” , ka shkruar avokati në Twitter.

Më parë në Hagë, Misetiq e ka mbrojtur Ante Gotovinën, komandant i forcave kroate, i cili kishte udhëhequr në operacionin “Stuhia” kundër forcave serbe. Gotovina ishte dënuar me 24 vjet burgim, por u lirua një vit më vonë, në 2012-n, duke u shpallur i pafajshëm.

Avokati Misetiq është pjesë e firmës ligjore amerikane “Squire Patton Boggs”, me të cilën shteti i Kosovës ka pasur disa kontrata gjatë qeverisjes Thaçi, e më pas edhe kontrata lobuese. E njëjta kompani ka pasur kontrata për mbrojtjen e Kosovës në disa procese gjyqësore në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Ndaj presidentit Hashim Thaçi, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë, për të cilën ka njoftuar publikisht dy javë më parë.

Aktakuza nuk është konfirmuar akoma, ndërsa, sipas njoftimit të ZPK-së, Thaçi, që ishte drejtor politik i UÇK-së, akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Presidenti Thaçi, më parë nuk e ka pranuar se është intervistuar ndonjëherë nga prokurorët e Hagës.

Pas

Rama u tha merreni me qetësi, PD i tregon ‘muskujt’ kryeministrit: Nuk ka ‘vijë të kuqe’ ta ndalë popullin të marrë në dorë fatin e tij

Para

6 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, rritet numri i të infektuarve

Para
Hapen kufijtë e Maqedonisë së Veriut, pa test dhe karántinë

6 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, rritet numri i të infektuarve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.