02:03 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kush është avokatja që bllokoi Dakon (EMRI DHE FOTO)

11:08 | 17/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është avokatja që bllokoi Dakon (EMRI DHE FOTO)

Pas disa javësh, protestat për punimet e projektit ‘’Veliera’’ në Durrës kanë dhënë rezultat. Projekti i bashkisë Durrës, me një vlerë prej rreth 6 milionë dollarë për një shesh të ri prej betoni në hyrjen e portit detar, ka hasur në kundërshtinë e qytetarëve, arkitektëve dhe të shoqërisë civile.

Gjykata Administrative ka vendosur që të pezullohen punimet në zonën ku u gjetën edhe rrënoja arkeologjike. Rrënoja të cilat flasin jo pak për historinë shekullore të qytetit bregdetar.

Padia u dorëzua në Gjykatën Administrative nga ana e shoqërisë civile të cilët përfaqësoheshin nga avokatja Mirela Çela Jorgo.

Kjo avokate bëri të mundur që përmes dëshmive dhe fakteve të sjella të bindte Gjykatën në marrjen e vendimit final të pezullimit të punimeve.

Po çfarë kishte ndodhur më herët:

Disa herë pranë kantierit të këtij projekti janë organizuar protesta nga shoqëria civile, ndërsa një ditë më parë kryebashkiaku Vangjush Dako u detyrua të organizonte një dëgjesë publike për të sqaruar pozicionin e bashkisë përballë këtyre akuzave. Presioni i madh për këtë çështje e zbrapsi Dakon dhe detyroi të premtonte mbështetje për përfundimin e rezultateve që do të paraqesnin arkeologët, si dhe u zotua për ndryshime në projekt.

Por abuzimet e kryebashkiakut të Durrësit me këtë projekt me vlerë të madhe, nuk ndalen me kaq. Dako lidhi kontratë me Institutin e Arkeologjisë dhe Agjencinë e Shpëtimit Arkeologjik, plot dy muaj pasi kishin nisur punimet në kantier dhe shumica e gërmimeve nëntokësore për projektin kishin përfunduar. Një kontratë e tillë për monitorim nga arkeologët duhej të ishte lidhur para nisjes së punimeve.

Nga ana tjetër  Bashkia Durrës filloi punimet pa u pajisur me leje mjedisore. Madje për këtë është gjobitur me 1 milion lekë nga Inspektoriati i Mjedisit. Leje mjedisore nuk kishte as firma “Everest Shpk”. Përveç dëmtimeve të vlerave arkeologjike, shqetësim tjetër ishte derdhja e kamionëve me inerte në bregdetin e Durrësit. (E.K/SHUPLAKA)

Avokatja Mirela Jorgo dhe kryebashkiaku i Durresit Vangjush Dako
Etiketa: avokatjaVangjush Dakoveliera
Pas

Me nënën e sëmurë i drejtohet QSUT-së në mesnatë, deputetja: Mjekët heronj, por qytetarët rrinin në stola

Para

Opozita ka marrë leje, protesta nis në 12:00, policia: Skenar për provokime

Para
Opozita ka marrë leje, protesta nis në 12:00, policia: Skenar për provokime

Opozita ka marrë leje, protesta nis në 12:00, policia: Skenar për provokime

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.